E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amesty International kritikoi Rumanine per debimin e popullsise Roma

Grupi i te drejtave te njeriut Amesty International kritikoi Rumanine per debimin me force te popullsise se pakices Roma.

Ne nje raport te leshuar sot Amnesty International thote se familjet roma jane debuar nga vendet ku jetojne pasi ligjet e Rumanise jane kunder tyre.

Ekspertja e Amnesaty International Barbora Cernusakova tha se kjo ka cuar ne nje ndarje de fakto te popullsise roma nga pjesa tjeter e popullsise duke bere qe ajo te jetoje ne kushte qe jane jashte standarteve.

Grupi i te drejtave te njeriut thote se ka siguruar dokumente ku ne disa raste komunitetet roma jane debuar me force edhe prej vendeve ku jetonin prej vitesh dhe jane vendosur ne kushte strehimi qe Amnesty International i quan cnjezore.

Ekspertja Cernusakova thote se mungesa e theksuar e tolerances dhe paragjykimet qe ekzistojne per popullsine roma te kombinuara edhe me mungesen e ligjeve per strehim te pershtatshem i lejojne zyrtaret ta diskriminojne hapur popullsine roma.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›