E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petreas Plani per Afganistanin me agresiv se propozimet e ushtarakeve

Komandanti i forcave te Natos dhe trupave amerikane ne Afganistan thote se afati qe presidenti Obama ka parashtruar per terheqjen e forcave amerikane nga Afganistani eshte me agresiv se propozimi i tij dhe kolegeve te tij ushtarake por gjithsesi ky afat mund te permbushet pa krijuar rreziqe per objektivat amerikane. Gjenerali David Petreas i propozuar nga zoti Obama per postin e drejtorit te ardhshem te CIA-s i beri komentet gjate ceremonise per konfirmimin e kandidatures se tij ne Kongres.

Anetaret e Komisionit te Senatit per Sherbimet e Zbulimit menjehere u perqendruan gjate seances se djeshme ne ceshtjet ushtarake nje dite pasi presidenti Obama njoftoi nje terheqje graduale te forcave amerikane ne Afganistan. Senatoret u treguan te zellshem te mesonin qendrimin e ushtarakut qe ishte ne krye te trupave amerikane ne Afganistan 18 muaj me pare kur administrata realizoi nje rritje te ndjeshme te pranise ushtarake.

Gjenerali Petreas tha se Presidenti kishte zgjedhur rrugen e nje terheqjeje me te shpejte se sa ajo qe kishin sugjeruar ushtaraket por shtoi se vendimi ishte ne dore te tij

Ky vendim i presidentit Obama eshte i kuptueshem duke pasur parasysh rrethana te tjera pertej atyre qe shqyrtojne komandantet ushtarake. Asnjehere nje komandant ushtarak ne histori nuk ka pasur te gjitha forcat qe ka dashur te kete ne dispozicion.

Gjenerali tha se tranzicioni i pergjegjesive nga Shtetet e Bashkuara ne duart e forcave afgane ka filluar ne disa pjese te vendit

Ne po terheqim rreth 33 mije trupa amerikane ne nje periudhe 15 mujore. Gjate kesaj periudhe do te shtohen rreth 70 mije forca afgane.

Gjenerali Petreas u lavderua nga senatoret e te dyja partive. Senatori i pavarur Xhozef Liberman nenvizoi se zoti Petreas ka pasur poste komande si ne Afganistan edhe ne Irak

Ai eshte me te vertete nje hero amerikan i cili ne dy raste te ndryshme eshte caktuar nga komandanti i pergjithshem me detyren e komandes ne nje perpjekje te veshtire lufte. Dy here ai ka udhehequr trupat tona nga nofullat e deshtimit drejt rruges se fitores.

Nese miratohet kandidatura e zotit Petreas ai do te kaloje nga nje komande ushtarake ne nje post civil ne drejtim te nje agjencie zbulimi. Historikisht Pentagoni dhe agjencite e zbulimit si CIA kane bashkepunuar ngushte. Por analistet thone se keto njesi te qeverise federale kane stile shume te ndryshme pune mentalitete shume te ndryshme dhe menyra funksionimi krejt te vecanta.

Senatorja demokrate Dajan Fajnstin shprehu bindjen se zoti Petreas nuk do ta kete te veshtire te realizoje nje tranzicion te suksesshem ne CIA.

Vete Gjenerali Petreas pohoi se pikepamjet e tij per konfliktin aktual ishin formuar gjate sherbimit ushtarak. Por ai u zotua se si drejtor i CIA-s ai do te paraqiste gjithmone qendrimin dhe analizen e kesaj agjencie para presidentit.

Nese konfirmohet kandidatura e zotit Petreas ai do te pasoje drejtorin e meparshem Leon Paneta i cili u miratua njezeri nga Senati si Sekretari i ardhshem i Mbrojtjes. Edhe zoti Petreas ashtu si Leon Paneta pritet te marre nje mbeshtetje te forte ne Senat per kandidaturen e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›