Lezhë, vjedhin kazinonë, pranga tre personave
Vjedhin një kaziono dhe më pas bien në prangat e policisë në të njëtën ditë. Policia në Lezhë ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tre shtetasve të cilët janë Spartak Lulaj, 26 vjeç, Sajmir Loshi, 26, vjeç dhe Liridon Prenga 21 vjeç. Tre personat e arrestuar, punonjës të kazinosë, kanë organizuar planin e vjedhjes, ndërsa keta ishin debitore ndaj saj.
Shtetasi i arrestuar Sajmir Loshi ka marrë nga arka shumën prej 600 000 leke te reja, i arrestuari Spartak Lulaj ka marre mbi 100 000 leke te reja, kurse i arrestuari i fundit Liridon Prenga mbi 200 000 leke.
Këta persona duke perdorur një leve prej hekuri kanë demtuar kameren që ndodhet në brendësi te salles se kazinosë, kanë demtuar kompjuterat dhe kane vjedhur parate.
Strukturat e Drejtorise së policise se qarkut Lezhë duke perdorur dhe mjete speciale të hetimit, kanë ushtruar kontroll në banesen e njërit prej shtetasve të arrestuar, ku u sekuestruan në cilesine e provave materiale tre kasa kompjuteri që perdoren për mbajtjen e lekeve te vjedhur në kazino, 375 cope kartmonedha ne euro, 676 000 leke të reja.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Lezhë, për vepren penale të "Vjedhjes me shumë se një here, ne bashkepunim", ndaj shtetasve të arrestuar.