Cvetkoviç: Përpjekje për izolim të serbëve në Kosovë
Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç, deklaroi se ndërprerja e rrjetit të operatorëve celularë të Serbisë në Kosovë paraqet përpjekje për izolim të ri të serbëve të Kosovës, dhe i ftoi përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare që t'i pengojnë incidentet ndaj popullatës serbe në Kosovë. "Presioni i ekstremistëve ndaj të kthyerve, si dhe ndërprerja e rrjetit të operatorëve celularë të Serbisë, krijojnë atmosferë të pasigurisë dhe frikës te serbët e Kosovës", thuhet në njoftim për shtyp.
Qeveria e Serbisë insiston që misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK dhe EULEX-i të ndërmarrin masa urgjente për pengimin e incidenteve, dhe të kontribuojnë për vendosjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë, ka thënë Cvetkoviç