E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi:Kosova e angazhuar në proceset e integrimit

Kryeministri Hashim Thaçi është takuar me ministren e Integrimit të Shqipërisë, Majlinda Bregu, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e integrimit dhe zhvillimet tjera në rajon.
Thaçi ka shprehur përkushtimin e Kosovës për të vazhduar me angazhimet e saja në proceset e integrimit evropian, që e konsideron si një nga prioritete kryesore të qeverisë.
Në këtë drejtim, kryeministri ka vlerësuar edhe krijimin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, duke theksuar se kjo është edhe një dëshmi për angazhimin e institucioneve të vendit në këtë proces.
Në takim është rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e integrimit. është vlerësuar se përvoja e Shqipërisë në këtë proces do të jetë një mbështetje e veçantë për Kosovën në rrugën e saj të integrimit në strukturat euroatlantike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›