E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA e Kina rinisin dialogun

SHBA-ja dhe Kina gjatë do të rifillojnë dialogun mbi të drejtat e njeriut, muajit maj, kanë bërë të ditur burime pranë sekretares amerikane të Shtetit, Hilary Clinton.

Më 13 dhe 14 maj, në Washington do të konsultohen diplomatë të rangut të lartë nga të dyja palët për këtë temë.

Bisedimet ishin ndërprerë, pas irritimit të udhëheqjes kineze lidhur me takimin e presidentit amerikan, Barack Obama, me liderin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama, dhe shitjen e armëve amerikane në Tajvan.

Shtetet e Bashkuara vënë në dukje mangësitë e mëdha në respektimin e të drejtave të njeriut në Republikën Popullore ndërsa Kina reagon me akuzën për ndërhyrje në punë të brendshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›