Kontrabanda në makinën e EULEX, lëvizja "Vetëvendosje" protesta
Aktivistët e Lëvizjes "Vetëvendosje" organizuan një aksion simbolik në lidhje me rastin e fundit të kontrabandës me cigare dhe alkool nga pjesëtarët e EULEX-it.
Në aksion, simbolikisht u paraqitën Yves De Kermabon, si dhe dy pjesëtarë të EULEX-it duke shitur mall të kontrabanduar nën firmën "EULEX commerce - Qendra tregtare për shitjen e mallrave të kontrabanduara". Ndërsa anash ishte paraqitur kryeministri Thaçi duke deklaruar bashkëpunimin që qeveria e Kosovës e ka me këtë mision.
Lëvizja "Vetëvendosje" konsideron se pjesëtarët e EULEX-it kanë imunitet ndaj ligjit "dhe kështu, mund ta shkelin atë sa herë të duan". Por, sipas tyre, "kontrabanduesit kësaj radhe 'gabuan' duke menduar që parajsa e krimit të tyre shtrihet edhe në shtetet e rajonit".
Sipas aktivistëve të kësaj lëvizjeje, kontrabanda që e bënë pjesëtarët e EULEX-it nuk është rast i veçantë e i izoluar, por përkundrazi "kjo ngjarje është njëra nga ato të shumtat që flasin për natyrën e vërtetë të një misioni që është vetë i kontrabanduar".