E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Rezolutaserbe do dështojënë KB

PRISHTINë- Pak ditë para se Asambleja e Përgjithshme e KB do të shqyrtojë një rezolutë të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës dhe një ditë pas qëndrimit të kryediplomatit britanik në Beograd, i cili kërkoj nga mikpritësit tërheqjen e këtij dokumenti, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u shpreh i bindur se fqinji verior do të dështojë në përpjekjet e tij destruktive.

Njëmbëdhjetë vjet pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, vendi ynë është transformuar rrënjësisht. Sot Kosova është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon, me vizion të qartë për të qenë sa më parë anëtare e Bashkimit Evropian, e NATO-s dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OKB-në.
Kështu ka deklaruar presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it që u bë të mërkurën në Prishtinë, e ku merrnin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë, njofton Telegrafi.

“Në pranverën e vitit 1999, NATO-ja ndërhyri për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga zhbërja fizike. E ritheksojmë se kjo ishte një ndërhyrje e pashembullt humanitare, e papërsëritshme në madhështinë e saj. NATO-ja nuk ndërhyri në Kosovë për qëllime thjesht ushtarake, ajo ndërhyri për shpëtimin e një populli, për mbrojtjen e një qytetërimi, i cili rrezikohej të zhbëhej”, tha Sejdiu.

“Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj, në bashkërendim të plotë me vendet nga vini ju. Vendi ynë deri më sot është njohur nga 69 shtete të pavarura anekënd botës dhe ne besojmë fuqishëm se shpejt do të kemi njohje të tjera”.

“Legjitimiteti i pakontestueshëm i pavarësisë dhe i sovranitetit të Republikës së Kosovës u konfirmua plotësisht edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila dha Mendimin e saj këshillëdhënës me kërkesë të Republikës së Serbisë. Siç e dini, mendimi i GJND-së ishte shumë i qartë, por Serbia refuzon ta pranojë atë, pavarësisht që vetë e kërkoi një mendim të tillë. Tani ajo po përpiqet ta pengojë njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës me një projektrezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mirëpo ne jemi të bindur se kjo përpjekje destruktive e Serbisë, si të gjitha të tjerat deri më sot, do të marrë përgjigjen e duhur”.
(m.a/kd/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›