E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tony Blair kritikon pasardhësin e tij

Londër, 1 shtator - Gordon Brown mund të jetë “acarues” dhe ka “zero” inteligjencë emocionale, ka shkruar Tony Blair në memoriet e tij.

Ai gjithashtu deklaroi për BBC se kryeministri britanik, Gordon Brown, mund të jetë “burim i madh i forcës”, por laburistët humbën fuqinë për shkak të mosmbështetjes së reformave të mëtejshme.

Blair shkroi edhe në lidhje me “ankthin” për luftën në Irak, por tha se nuk është penduar për invazionin e vitit 2003, megjithëse ka qarë për viktimat irakiane.

Blair e përshkruan Brownin, i cili e pasoi atë në vitin 2007, si një “djalë të çuditshëm” dhe thotë se periudha e tij si kryeministër “nuk do të ketë sukses”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›