E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet drejtori i Ora News, Alfred Peza

Drejtori i televizionit Ora News, Alfred Peza është larguar dje nga detyra e tij. Peza, i cili është themelues dhe drejtues i këtij televizioni qysh nga krijimi, arriti të prodhojw me vështirësi një media të hapur dhe të balancuar, sipas gjykimit të shumë kolegëve. I kontaktuar me telefon. Peza la të kuptohet se vendimi për largim ishte përfundimtar dhe se prej mesditës së djeshme nuk ishte më në krye të punës.


Flitet për një mosmarrëveshje me investitorin e televizionit, por ende nuk bëhen të ditura zyrtarisht arsyet e këtij largimi të papritur. Vetë Peza nuk dëshironte të komentonte mbi rrethanat e mundshme.


Alfred Peza ka drejtuar disa media në Shqipëri, në periudha të ndryshme si gazetat Shekulli, Shqip, televizionin Klan etj. Në Ora News ai ishte drejtor dhe moderator i emisionit Ora e Debatit.


 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›