D-Day

Zbarkimi në Normandi: një nga ato ngjarjet që ndryshojnë rrjedhën e historisë dhe për të cilën, pikërisht për këtë, duket se tashmë është thënë gjithçka. Nuk është kështu: së pari, ngase vetë popullariteti i saj ka bërë të lulëzojnë legjenda e gabime; së dyti, ngase historiografia është një shkencë që ndryshon dhe t’i qasesh sot, me instrumente të reja, kësaj faqeje të Luftës së Dytë Botërore, mund të çojë në rezultate befasuese. Posaçërisht kur ai që këmbëngul në këtë është një historian si Antony Beevor, nxënës i John Keegan dhe mbështetës i tezës se nuk mjafton të shkruash histori duke i shikuar faktet nga poshtë (një tendencë e përhapur duke u nisur nga vitet tetëdhjetë, që ka ngjëruar nga burime si ditarët, letrat, intervistat duke e vënë në zjarr humanitetin e atyre që kanë përjetuar dramën në vijën e parë), por duhet të dish t’i shikosh edhe nga lart: t’i studiosh lëvizjet e komandave dhe të mos e lësh anash kurrë kontekstin. Beevor di t’i dozojë mirë dy skajet e rezultati, edhe një herë, është një rindërtim rigoroz, i qartë, por në gjendje ta pasionojë lexuesin si një roman, diçka tipike për traditën e madhe anglosaksone.
E tërë kjo në librin ‘D-Day. Beteja që e shpëtoi Europën’. Në të gjenden mitet mbi Omaha-n dhe ato mbi komplotin gjerman kundër Hitlerit, gabimet e Montgomery-t dhe pështjellimi mes aleatëve. Janë anglezët, amerikanët dhe gjermanët të bashkuar në një masakër të paparë: historiani britanik, që e ka studiuar me rrënjë fushatën e Rusisë, hedh tutje një klishe tjetër dhe, me numra në dorë, vëren se “humbjet gjermane në frontin lindor ishin mesatarisht më pak se 1000 veta në muaj për divizion; në Normandi kjo shifër arrin në 2300 veta. Llogaritja e një të dhëne të krahasueshme sa i përket Armatës së Kuqe është shumë e komplikuar, por shifra duket se mund të zbresë në nën 1500 veta në muaj për divizion; humbjet aleate në Normandi, nga ana tjetër, ishin afër një mesatareje prej 2000 vetash në muaj për divizion”.
Brutaliteti i kësaj fushate, shkaqet e së cilës i analizon dhe pasojat e së cilës i rrëfen Beevor, kuptohet edhe nga numri i ulët i të burgosurve dhe nga lehtësia me të cilën, nga njëra anë dhe nga tjetra, shkeleshin rregullat më elementare: më shumë në krahasim me frontin tjetër ku, përkundër, nuk përlesheshin vetëm dy ushtri por dy ideologji, nazizmi dhe komunizmi.
Në historinë e D-Day gjendet edhe hapësira e duhur për popullatën civile: dhe ja që, me t’i hedhur tutje legjendat tjera, befasitë nuk mungojnë. Humbjet mes popullatës franceze, e zënë mes dy zjarresh, qenë tepër të larta. Në Cean, për shembull, bombardimi aleat vrau 800 civilë dhe plagosi më mijëra: ndërsa sipas disa burimeve, “në qytet nuk kishte pasur kurrë më shumë se 300 gjermanë” dhe “nëse qëllimi ishte për t’i nxjerrë nga përdorimi rrugët e komunikacionit dhe transportet, repartet nuk qëlluan as edhe një urë të vetme”.
Raporti mes çlirimtarëve dhe të çliruarve, të paktën në ditët e para, shpesh ishin të bazuara në dyshimin reciprok. Por me gjermanët gjërat nuk shkonin më mirë: “Entuziazmi i hallakatur i Rezistencës në shumë pjesë të Francës, i frymëzuar nga mesazhet radiofonike të Aleatëve dhe De Gaulle-it”, shkaktoi reaksionin e dhunshëm të SS-ve. Mbase masakrat në civilë nuk qenë të larta si në Itali, por qenë të rënda: mes të shumtave ato të kryera nga “Das Reich” në rrugë për në Normandi, në Tulle, më 9 qershor 1944 (99 civilë të varur dhe 200 të deportuar, si përgjigje ndaj veprimit të partizanëve të FTP-së që dy ditë më parë, po në atë qytet, ua kishin shkaktuar gjermanëve 122 humbje, “duke i pushkatuar shumë të burgosur dhe duke i gjymtuar disa nga 40 kufomat”) dhe më 10 masakra e Oradour-sur-Glane, afër Limoges: 642 të vdekur, meshkujt qenë pushkatuar ndërsa gratë dhe fëmijët qenë ngujuar në kishë të djegur për së gjalli, diçka e ngjashme do të përsëritej pak muaj më vonë në Marzabotto.
D-Day, beteja që, siç thotë me të drejtë nëntitulli i librit, “e shpëtoi Europën”, qe ndërtuar mbi gjakun e të gjithë këtyre mijëra e mijëra njerëzve. Ushtarë e jo vetëm.