Dënohet hajduti i Shakespeare-it

Raymond Scott, 53 vjeçar, ia ka dërguar librin 387 vjet të vjetër, që ishte vjedhur nga Universiteti Durham në vitin 1988, bibliotekës së njohur Folger Shakespeare Library në Washington DC ku ai ka kërkuar verifikimin dhe vlerësimin e tij, duke pohuar se e ka gjetur në Kubë.
Libri ishte dëmtuar gjatë një përpjekjeje të dukshme për ta bërë të duket si një kopje e ndryshme nga ajo që ishte marrë nga Universiteti Durham. Por stafi në bibliotekë e ka njohur librin dhe e ka njoftuar FBI-në, Ambasadën Britanike dhe policinë britanike.
Muajin e kaluar një juri në Gjykatën Mbretërore në Newcastle e kishte shpallur fajtor Scott-in për tregtim të pasurisë së vjedhur dhe për zhvendosje të pasurisë së vjedhur jashtë Britanisë. Ai ishte shfajësuar nga akuza për vjedhje të librit nga Universiteti Durham.
Duke e lexuar dënimin, gjykatësi Richard Lowden ka thënë se Scott – i cili ka ngarë Ferrari dhe ka pozuar si playboy ndërkombëtar, pavarësisht se ka qenë në borxh për 90 mijë funta – ka qenë ‘fantazist’ dhe ka tentuar të bëjë para nga shitja e librit në mënyrë që të krijojë një jetë luksoze për të impresionuar një grua që e kishte takuar në Kubë.
Gjykatësi ka thënë se dëmi që i është shkaktuar ‘first folio’, prej së cilës ekzistojnë vetëm 228 sosh, është vlerësuar si ‘vandalizëm kulturor i thesarit anglez’. Ai ka thënë se Scott, një alkoolist, i cili ka pasur 25 dënime të mëhershme, ose e ka dëmtuar qëllimisht librin ose ka qenë pjesëmarrës në dëmtimin e tij.
Gjykatësi gjithashtu ka folur për përpjekjen e Scott-it për të mashtruar ekspertët në Washington. Ai ka shtuar: “Kjo ka qenë një përpjekje e juaj për t’i manipuluar ekspertët botërorë me ekspertizat e tyre. Ke qenë i sigurt se ky ekuilibër është arritur. Ke pasur, megjithatë, besim të tepruar.”
Gjatë gjykimit gjykata ka dëgjuar se Scott ka qenë i papunë dhe ka jetuar me nënën e tij në Washington, në kohën e arrestimit të tij. Për më parë, gjatë qëndrimit në Kubë, ai e kishte takuar Heidy Garcia Rios, një valltare 21 vjeçare. Ai e kishte mbuluar atë me dhurata dhe në një rast e kishte detyruar nënën e tij, Hannah, t’ia dërgonte familjes së vajzës dhjetë mijë funta për ta riparuar tavanin e shtëpisë.
Ka qenë momenti kur kishte qenë në një ndejë bashkë me Zonjushën Rios dhe një mik tjetër, Odieny "Denny" Perez Leon, që e kishte bërë planin për të ndarë fitimet e shitjes së ‘first folio’, që përmbante 36 drama të Shakespeare-it. Kopjet e librit në gjendje të re vlejnë rreth tre milionë funta. Por kur e kishte dërguar në bibliotekën Folger, pa kopertina dhe pa disa faqe, i kishte vënë në dyshim bibliotekarët.
“First folio është një prej librave më të regjistruar në historinë e botimeve dhe secila kopje individuale ka çdo njollë dhe gabim tipografik. Kur eksperti i pavarur Stephen Massey e kishte ekzaminuar librin ai kishte konfirmuar se, kryesisht për shkak të përmasave të tij, ishte i sigurt se kjo ishte kopja e vjedhur në Universitetin Durham.
Massey ka thënë se, madje edhe në gjendjen e tij të dëmtuar, ishte i vlefshëm rreth një milion funta.
Scott nuk ka dhënë dëshmi në gjyq, por juria ka treguar se ai i ka përgënjeshtruar akuzat në një intervistë në polici. Ai u ka thënë oficerëve: “A mendoni seriozisht se do të hyja në bibliotekën më të shquar në botë të Shakespeare-it dhe, duke i përdorur emrin dhe adresën time, me shenjat e mia të gishtërinjve nëpër të, t’ua japë atyre një kopje duke e ditur dhe duke besuar se ka një origjinë të dyshimtë?”
Chris Enzor, kryeprokuror mbretëror në Durham, e ka mirëpritur dënimin, duke thënë: “Raymond Scott është një batakçi i pandershëm dhe hajdut që e ka gjetur vetën në posedim të thesarit kombëtar. Madje edhe mbasi është zënë me librin ai ka vazhduar të mohojë faktin se ishte kopja e vjedhur nga Universiteti i Durham-it para dymbëdhjetë vjetëve”.