Lady Gaga kundër ligjit të Arizonës

Lady Gaga është kundër ligjit mbi emigracionin të aprovuar në Arizonë dhe u ka bërë thirrje fansave të luftojnë kundër rregullave anti-klandestinë.
Ajo ka shpjeguar se ka hequr dorë nga bojkotimi i shetit: “Disa ditë më parë kam marrë telefonatat e disa këngëtarëve të famshëm që më kërkonin të mos vija këtu për të protestuar kundër ligjit”.
“Duhet protestuar kundër paragjykimit dhe pisllëqeve që futën në shoqërinë tonë”, shtoi ajo.