DAR: Datat e regjistrimit te femijeve ne kopshte Luljeta Ndoka
Duke filluar nga data 27 gusht e deri me 6 shtator, Drejtoria Arsimore e Tiranes do te jete e hapur per te regjistruar te gjithe femijet qe duan te shkojne ne kopshte. Ky institucion arsimor ben thirrje qe prinderit e te vegjelve mos te presin ditet e fundit per t'u regjistruar, por te paraqiten qe ne fillim, ne menyre qe te shmangin pakenaqesite. Per te bere regjistrimin e femijes ne cerdhe apo ne kopsht, prinderit duhet te dorezojne ne zyren e regjistrimit dy dokumente kryesore, qe jane certifikata personale e femijes, e pajisur me fotografi, e cila duhet te jete e tre muajve te fundit si dhe vertetimin nga mjeku i lagjes per gjendjen shendetesore qe tregon se femija i tyre i ka kryer vaksinat e detyrueshme. Kerkimi i ketij vertetimi shendetesor behet me qellim qe te shmanget perhapja e ndonje semundjeje nga njeri femije te tjetri, si dhe qe prinderit te jene te qete per shendetin e femijes ne cerdhe apo kopsht. Por nese nje prind kerkon ta regjistroje femijen ne nje institucion tjeter parashkollor, jashte njesise se tij bashkiake, nevojitet edhe vertetimi qe tregon se femija eshte banor i kesaj zone te Tiranes. Per kete, inspektoret sqarojne se prinderit jane pyetur per kopshtin qe kane prane shtepise se tyre. Nese ai kopsht eshte i mbyllur, atehere atyre u rekomandohen nga inspektoret alternativa te tjera. Nderkohe, edhe sivjet do te jete ne fuqi e njejta menyre per akomodimin e femijeve ne cerdhe. Femijet nuk do te qendrojne me te gjithe bashke, apo te kete toleranca ne ndarjen e grupmoshave, por do te ndahen ne grupe te vecanta. Edhe nese kane kaluar disa dite nga kufiri i grupmoshes qe kerkohet, pergjegjesit e cerdheve nuk e tolerojne kete kalim, por i qendrojne strikte rregullores. Kjo, sipas drejtuesve te cerdheve do te rrise cilesine e sherbimit, e aq me teper te nxenies se femijeve qe ne moshe te hershme. Pershtatja e femijes ne cerdhe eshte nje proces, i cili nis me shkeputjen e femijes nga mjedisi familjar dhe njohjen e pranimin e nje mjedisi te ri, ne rastin konkret mjedis perkujdeses dhe edukues, ku 2 ose me shume edukatore kujdesen per femijet te cilet jane afersisht te nje grupmoshe sipas grupeve. Ato jane: 6 deri 12 muaj, 13 deri 24 muaj dhe grupmosha e trete, 25 deri 36 muaj. Ajo qe vihet re cdo vit, ka te beje me faktin se ka pasur shume kerkesa per regjistrime, por pergjegjesit e cerdheve pergatisin fillimisht listat me femijet ekzistente neper cerdhe dhe qe duan te vazhdojne qendrimin atje. Sigurisht qe hartimi i ketyre listave eshte bere duke pasur para syve certifikatat e femijeve, per te bere sistemimin sipas grupmoshave. Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore e Tiranes do te behet e pamundura per pranimin e te gjitheve, megjithate ende nje gje e tille eshte ne proces. Pritet qe kopshtet dhe cerdhet publike te celin dyert me 9 shtator.