E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: Lufta kundër terrorizmit, Kosova shëroi progres në vitin 2012

dash-1Kosovë- Qeveria e Kosovës ka vazhduar të bashkëpunojë me SHBA-të në këtë luftë dhe ka shënuar progres në shumë fronte. Mirëpo këtu nënvizohet se situata e sigurisë dhe politike në veriun e Kosovës ka kufizuar qeverinë të ushtrojë autoritetin, ku KFOR-i dhe EULEX-i janë përgjegjës për siguri dhe sundim të ligjit, përfshirë edhe kufijtë,-kështu thuhet në raportin e Departamenti Amerikan të Shtetit mbi ecurinë e luftës kundër terrorizimit ndërkombëtar për vitin 2012.

Raporti citon: Hyrja në fuqi e Kodit të ri Penal dhe Kodit të ri të Procedurës Penale në janar, rritë dënimet për krime të lidhura me terrorizëm dhe lejon ndjekjen ligjore të terroristëve edhe nëse një akt i planifikuar nuk ekzekutohet. Kodi i ri i procedurës penale u jep autoriteteve të Kosovës elasticitet më të madh për të hetuar veprat penale në fazat e planifikimit.

Në raport përmenden edhe raste të të akuzuarve për terrorizëm që janë gjykuar qoftë si pjesëtarë të AKSH-së (Armatës Kombëtare Shqiptare) apo individë që janë ekstraduar në Maqedoni, të akuzuar për vepër terroriste,-raporton RTK-ja.

Sipas raportit Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar rishikimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, gjë që do të forconte legjislacionin ekzistues. Nëse miratohen amendamentet ato do të ndihmonin Kosovën të zbatojë plotësisht standardet ndërkombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimeve kundër terroriste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›