Shitja e pronës shtetërore, qeveria ndryshon kriteret
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje një seri ndryshimesh në vendimin që përcakton kriteret e vlerësimit dhe të shitjes së pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet.
Ndryshimet kanë të bëjnë me përfshirjen e prefekturave në procesin e privatizimit, rolin e ekspertëve vlerësues, si dhe përcaktojnë një seri rregullash të reja lidhur me rastet e objekteve që kanë ndërtime nëntokësore, si dhe rastet kur bashkë me objektin janë marrë me qira apo enfiteozë edhe makineri, pajisje apo linja teknologjike.
Prefektët
Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave përcakton se në rastet kur për objektet që janë në pronësi të organeve të pushtetit vendor është marrë vendimi i këshillit të qarkut/bashkisë/komunës për privatizimin /tjetërsimin e tij dhe këto objekte janë miratuar për t'u përfshirë në procedurë privatizimi, por organi i pushtetit vendor përkatës nuk dërgon përfaqësuesin e tij si anëtar të komisionit të vlerësimit, ministri për-gjegjës për privatizimin e pronës shtetërore i kërkon institucionit të prefektit përkatës të dërgojë përfaqësuesin që do të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit.
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)