Detektorët e gënjeshtrës, ja si njerëzit janë të aftë të fshehin të vërtetën
Detektorët e gënjeshtrës, që përdoren nga agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë botën, punojnë në supozimin se pjesët e trurit të një personi do të përgjigjen padashur për disa gjëra të caktuara.
Por shkencëtarët kanë zbuluar se një pjesë e konsiderueshme e njerëzve janë në gjendje për të shtypur veprimtarinë e tyre të trurit që lidhet me kujtesën, duke i bërë ato të duken pafajshëm dhe i ndihmojnë ata për të shmangur zbulimin.
Hulumtuesit nga universitetet e Kent, Magdeburg dhe Kembrixh së bashku me Këshillin e Kërkimeve Mjekësore shpikën një eksperiment ku kandidatët kryen një krim, pas së cilit u morrën në pyetje, ndërsa ekspertë monitoruan aktivitetin e trurit të tyre.
Gjetjet e tyre kanë implikime për profesionistët të cilët mbështeten mbi analizat e aktivitetit të trurit me detektor gënjeshtre, kur marrin në pyetje kriminelët.
Japonia, India dhe SHBA përdorin teknikën që është e bazuar në supozimin se është e pamundur për të kontrolluar aktivitetin e thellë në zonat e trurit që përdoret për kujtesën.
Ekipi pas studimit tha se rezultatet e tyre tregojnëse teknika është ‘vlerë të kufizuar’ dhe sugjeroi se hetuesit duke përdorur detektorë gënjeshtër në hetimet e tyre nuk duhet të punojnë në supozimin se veprimtaria e trurit të një personi është plotësisht jashtë kontrollit të tyre.
Dr Zara Bergstrom, Ligjërues në Psikologji Njohës në Universitetin e Kentit dhe hulumtuesi kryesor në kërkimin shkencor, ka thënë: ‘aktivitetin e trurit në testet e zbulimit fajit janë promovuar si masa të sakta dhe të besueshme për krijimin e fajësisë penale.
Arisa Liço/IDEA/