Elhaida Dani fiton The Voice of Italy, shqiptarja merr 71% të votave (VIDEO)
Itali- Është shqiptarja Elhaida Dani fituesja e edicionit të parë të spektaklit më famë botërore The Voice of Italy. Vajza nga Shkodra ka fituar zemrat e publikut duke marrë 71% të votave të tij në natën finale që u zhvillua natën e djeshme.
Dani shkëlqeu me I Will Always Love You të legjendarës Whitney Houston, duke elektrizuar zemrat e spektatorëve në sallë dhe publikut që e ndiqte nga shtëpia.
Tomothyn ishte i vetmi konkurent që u përplas fuqishëm me shqiptaren simpatike, por në fund triumfoi Elhaida. Gjatë finales së mbrëmshme e shoqeruar plot emocione në skenë më konkurentë u ngjitën edhe trajnerët e tyre.
Margherita ishte kënga që Elhadia performoi së bashku me trajnerin e saj, Riccardo Cocciante. Qindra e mijëra shqiptarë e ndoqen performancën e Elhadia Danit.
Interpretimi ishte fantastik, vërtet ndihem i kënaqur që dikush di të e këndoi këngën time, e cila është një baladë italiane. Shkëlqeve si një diamant, je e mrekullueshme,- ishin fjalët e trajnerit Riçardo Coçiante pas performancës së tretë të Elhaidas.
Mama Know Best ishte kënga me të cilën Elhadia mahniti në The Voice of Italy, si dhe me zërin e saj potent si një uragan arrit të ngrinte trofeun e spektaklit që u mbajt për herë të parë në Itali.
Elhaida Dani fiton 'The Voice of Italy', shqiptarja merr 71% të votave
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 5