“E paimagjinueshme” pasagjeri ul aeroplanin pasi piloti sëmuret

Darren Harrison është pasagjeri i cili uli të martën në Aeroportin Ndërkombëtar Palm Beach një avion sportiv Cessna i vetëm, pasi piloti i tij humbi ndjenjat.
Zëri i tij u dëgjua në regjistrimet e fluturimeve publike duke i thënë kullës së aeroportit se ai “nuk kishte asnjë ide se si ta ndalonte aeroplanin”.
Një kontrollues i trafikut ajror, Robert Morgan, që mëson pilotët e rinj e udhëzoi deri në aeroporti.
Të dy, Morgan dhe Darren u takuan në pistë për një përqafim.
“Kam një situatë serioze këtu. Piloti im është bërë i pavetëdijshëm,” u dëgjua duke thënë burri në radio nga rreth 2.750 metra lartësi në ajër.
I pyetur për pozicionin e tij, ai u përgjigj: “Nuk e kam idenë”. Ai tha vetëm se mund të shihte bregun e Floridës përpara tij.
“Mbani krahët në nivel dhe thjesht përpiquni të ndiqni bregun, qoftë në veri ose në jug,” i tha kontrollori i trafikut ajror. “Ne po përpiqemi t’ju gjejmë.”
“Unë as nuk mund ta aktivizoj ekranin tim të navigimit,” tha ai në një moment. “Ai ka të gjithë informacionin mbi të. A keni ndonjë ide për këtë?”
“Nuk e kam idenë se si ta ndaloj aeroplanin”, shtoi ai. “Unë nuk di si të bëj asgjë.”
Robert Morgan, një kontrollor i trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar Palm Beach, ishte në pushimin e tij kur një koleg erdhi për ta njoftuar atë për situatën.
Një instruktor për një kohë të gjatë fluturimi me mbi 20 vjet në kontrollin e trafikut ajror, Morgan nuk kishte fluturuar kurrë me modelin specifik, avion me një motor të vetëm Cessna 208 , por ishte në gjendje të përdorte një hartë të kabinës së avionit për t’i dhënë udhëzime fluturuesit.
“E dija që avioni po fluturonte si çdo aeroplan tjetër. Thjesht e dija se duhej ta mbaja të qetë, ta drejtoja në pistë dhe t’i tregoja se si të zvogëlonte fuqinë në mënyrë që të mund të zbriste në ulje,” tha zoti Morgan për WPBF-TV.
Në regjistrim, z. Morgan dëgjohet duke i mësuar burrit të “shtyjë përpara në komandat dhe të zbresë me një ritëm shumë të ngadaltë” ndërsa ai afrohet për ulje.
“Para se ta kuptoja, ai tha: “Unë jam në tokë. Si ta fik këtë gjë?”, kujton zoti Morgan.
“Më duket sikur do të qaja atëherë, sepse kisha shumë adrenalinë të krijuar”, tha Morgan për CNN.
“Ishte një moment emocionues. Ai tha se ai thjesht donte të kthehej në shtëpi te gruaja e tij shtatzënë… Dhe kjo u ndje edhe më mirë.”
“Në sytë e mi, ai ishte heroi”, vazhdoi ai. “Unë thjesht po bëja punën time”.
Pasi avioni u ul, z. Morgan mund të dëgjohet në regjistrim duke lavdëruar pasagjerin heroik tek pilotët e tjerë në asfalt.
“Sapo je dëshmitar i disa pasagjerëve që u ulën në atë aeroplan”, i tha ai një pilot tjetër që priste të ngrihej.
“A thua se pasagjerët e ulën aeroplanin?” u përgjigj piloti. “Oh, Zoti im! Fantastike!”
FAA tha se avioni ishte i regjistruar privatisht në një adresë në shtetin e Konektikatit.
Ai ishte nisur rreth një orë më parë nga Marsh Harbor në Bahamas, sipas gjurmuesit të fluturimeve FlightAware.
Piloti u transportua në spital nga shpëtimi nga zjarrfikësit e Palm Beach. Emri dhe gjendja e pilotit nuk janë bërë të ditura.