DASH Shqiperia vend tranzit i drogave

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në të vendi ynë konsiderohet si një vend tranzit i kanabisit, heroinës e kokainës. Në raport thuhet se Shqipëria është vendburim për kanabis sativën i cili trafikohet në vendet e Bashkimit Europian. Megjithtë raporti nenvizon se Autoritetet shqiptare kanë rritur ndjeshëm luftën kundër drogës duke arrestuar e sekuestruar sasi të mëdha krahasuar me 2011. "Në Shqipëri ka patur rritje drastike të konfiskimit të marijuanës me 175% krahasuar me vitin 2011. Shqipëria, përveç kanabisit nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme apo sintetike" - thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të shtetit.