E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Shtetit merr ne mbrojtje familjen e Dritan Lamajt

Policia e Shtetit vendos të marrë në mbrojtje familjen e kryekomisarit të vrarë Dritan Lamaj. Mbrojtja po bëhet nga reparti RES. Burime të ABC News pranë policisë thanë se mbrojtja e familjes Lamaj u bë pas dëshmisë që ka dhënë në polici e motra dhe bashkëshortja e kryekomisarit të vrarë. E motra dhe bashkëshortja e Dritan Lamaj deklaruan në polici se kryekomisari ka marrë telefonata kërcënuese për jetën. Familjarët e tij pohuan se Dritan Lamaj kishte marrë disa herë kërcënime, madje ish-shefi i Komisariatit nr.6 kishte bërë edhe disa denoncime rresht ndaj Arben Frrokut për kërcënime me jetë, por ato nuk ishin marrë asnjëherë parasysh.Ndërkohë, familjarët kane qenë tepër të rezervuar dhe nuk kanë pranuar të komentojnë rreth këtij fakti me mediat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›