Qeveria heq taksat per te nxitur prodhimin dhe punesimin
“Nxitje e prodhimit dhe ndërhyrje në krahun e punës” Janë këto dy drejtimet kryesore ku do të ndërhyhet në mënyrë që ekonomia shqiptare të rritet. Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë, duke njoftuar kështu heqjen e taksave për çdo gjë që shërben për të rritur prodhimin.
“Nxitja e prodhimit nëpërmjet heqjes së çdo takse dhe tarife në funksion të rritjessë prodhimit dhe ndërhyrjes drejt krahut të punës. Në përputhje me normat dhe standartet ndërkombëtare krahu i punës në Shqipëri është fleksibël dhe është një më të leverdisshmit por ka nevojë për ndërhyrje. Duke hequr tatimi mbi të ardhurat personale dhe përballimin e të gjitha taksave për të rinjtë që punësohen për 3 vjet. Janë reforma shumë të rëndësishme që do të kenë ndikim në punësimin e shqiptarëve”- theksoi kryeministri.
Berisha gjithashtu informoi edhe për hartimin e një plani kombëtar peshkimi i cili ka si synim rritjen dhe shfrytëzimin e kësaj pasurie në vendin tonë.
Berisha: Dënimin më të rreptë për ata që qëllojnë kundër efektivëve të policisë
Kryeministri Berisha premtoi edhe dënim më të rreptë për ata që qëllojnë kundër efektivëve të policisë dhe për ata që kryejnë vrasje në emër të gjakmarrjes. “Ligji do veprojë mbi atë që ngre dorën kundër familjarit të tij. Gjykatësi do japë verdiktet më të rënda. Dënimin më të rreptë për ata që qëllojnë kundër efektivëve të policisë. Dënim të rreptë edhe për ata që kryejnë vrasje në emër të gjakmarrjes.- theksoi ai.
Sipas tij paketa e re e ndryshimeve në Kodin Civil synon të heqë volumin e madh të punës në gjykatat e vendit. Sot sistemi i noterisë funkionon në mënyrë dixhitale, ndërsa përjashtim bëjnë testamentet.