E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romani që thyen rekorde

Vetëm nëntë javë nga botimi i tij, romani "Fifty Shades of Grey" (Pesëdhjetë Nuancat e Grey) është bërë libri i shitur i të gjitha kohëve.

Romani erotik i E. L. James bënë fjalë për një biznesmen që i hynë një lidhjeje perverse të dashurisë me një vajzë të re. Libri tashmë ka nxitur debate të shumta publike, ndërkohë që në Hollywood ka filluar të planifikohet ekranizimi i tij.

Kryepersonazhet janë mashtruesi dhe multimiliarderi Christian Grey, i cili me studenten Anastasia Steele nënshkruan një kontratë, e cila këtë të fundit e obligon të shndërrohet në partneren e tij sado-mazohiste.

Në Britani romani "Fifty Shades of Grey" është bërë publikimi më i shitur, duke tejkaluar sagën për magjistarin Harry Potter, “Kodin e Da Vincit” dhe shumë libra të tjerë.

49-vjeçarja Erika Mitchell, e cila fshihet prapa pseudonimit E.L. James, është e entuziazmuar me faktin që romani i saj tash e nëntë javë kryeson listën e bestsellerëve në Britani. Në gjithë botën romani është shitur në mbi 10 milionë kopje.

Në Hollywood, ndërkaq, ende nuk dihet se kush do të luaj në adaptimin e librit të Mitchell, regjinë e të cilit duket se do ta bëjë Angelina Jolie.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›