E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse të rinjtë i kthehen Ardhjes

Konkursi i përvitshëm i arteve pamore që nxit promovimin e të rinjve, shpall sonte një fitues. Kjo do të merret vesh pas ekspozimit që do tju bëhet punëve të pjesëmarrësve. Alketa Ramaj, Driant Zeneli, Henrjeta Meçe, Olson Lamaj, Yllka Gjollesha janë secili kandidat i mundshëm për rezidencën 6 javore në Nju Jork që ofron Çmimi Ardhje.

Organizatorët e ekspozitës, Zef Paci dhe Alketa Kurrizo, pohojnë se artistët e këtij edicioni prezantojnë vepra që nisen nga përvoja personale të frymëzuara nga ëndrra utopike, reflektime mbi forma estetike të caktuara, deri tek qëndrime ndaj mjedisit që na rrethon, e artefakte të proceseve të zakonshme të së përditshmes.

Juria që përbëhet Sonja Lau, Helidon Gjergji dhe Jutta Benzenberg e shpall vendimin sonte, ora 19:30, në mjediset e T.I.C.A AIRLAB, Hekla Center, pranë Librit Universitar në Tiranë.

Çmimi Ardhje organizohet që prej vitit 2007 nga T.I.C.A- Tirana Institute of  Contemporary Art falë bashkëpunimit me  FCS – Foundation of Civil Society, Nju Jork i cili i mundëson fituesit rezidencë në një qendër të rëndësishme të artit bashkëkohor botërore si Nju Jorku. Fituese e edicionit të kaluar ishte Ledia Kostandini.

Që ky çmim vazhdon ta rrisë rëndësinë dhe të ruajë dinjitetin këtë e tregon pjesëmarrja në konkurrim e artistëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, e të tjerëve që me gjithë moshën e re e kanë fituar një afirmim, po edhe e atyre që sado janë skualifikuar në edicionet paraardhëse, vazhdojnë në hyjnë në konkurrim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›