E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH dënon dhunën: Keqardhje për humbjen e jetëve

WASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë dhunën e përdorur dje në Shqipëri dhe shprehin keqardhjen për humbjen e jetëve dhe plagosjes gjatë demonstratës së opozitës. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, P.J. Crowley në konferencën e djeshme për shtyp u shpreh se "na vjen keq që demonstrata nuk ishte paqësore dhe që nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi që u bënë përpara protestës". Zëdhënësi i DASH, gjithashtu deklaroi se "mësova me keqardhje për disa vdekje dhe disa dhjetëra të plagosur nga përleshjet". "Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo toleranca e çdo lloj dhune i shkakton një dëm të madh popullit të Shqipërisë, cili meriton më shumë se kaq", - tha Crowley në konferencën për shtyp. Një ditë para protestës ambasada amerikane bëri thirrje që ajo të ishte paqësore dhe konstruktive.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›