E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata e dhunshme, shkon në 4 nr i të vdekurve

Përfaqësues të shërbimeve spitalore bënë të ditur se krahas 4 të vrarëve, janë paraqitur edhe 31 qytetarë dhe 27 policë të plagosur, ndërsa mbi 100 të tjerë ka patur plagosje të lehta.

Qeveria dhe Partia Socialiste e opozitës nisën në mbrëmje shkëmbimin e akuzave me një seri konferencash për shtypin dhe deklarata të ndryshme. Partia Socialiste tha se qeveria mban përgjegjësi për të vrarët e gjatë protestës dhe se kërkon një hetim të detajuar të shkaktarëve të situatës së dhunshme.

Sipas kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ministri i Brendshëm Lulëzim Basha është përgjegjësi kryesor për viktimat. Ai tha se dita e sotme është ditë zie për të vrarët gjatë protestës dhe përgënjeshtroi deklaratat e zyrtarëve shtetërorë se ishin drejtuesit dhe protestuesit socialistë ata që nxitën dhe shkaktuan dhunën. Ndërsa qeveria fajësoi Partinë Socialiste për dhunë të organizuar ndaj institucioneve shtetërore dhe forcave të rendit.

                                                                                             2011-01-22 09:15
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›