DASH, hetim për rrjedhje informacioni

Departamenti amerikan po heton mundësitë për rrjedhje informacioni. Këtë javë ushtria amerikane njoftoi se kishte ndaluar ushtarin Bradley Manning për siç thuhet, nxjerrje të informatave sekrete. Ushtari Manning, i cili ishte dislokuar në Bagdat, thuhet se i kishte thënë një ish hakeri kompjuterash rreth mundësisë për ti ofruar atij video sekrete të luftimeve si dhe 260 mijë dokumente sekrete dilpomatike për faqen elektronike WikiLeaks.
Nderkohë që ushtari 22-vjeçar ndodhet i ndaluar në Kuvajt, agjentët në kryeqytetin amerikan po kontrollojnë të paktën një kompjuter që kishte përdorur ai. Hetimet filluan pasi në muajin prill, faqja elektronike WikiLeaks, publikoi video sekrete të një sulmi me helikopter në Irak që vrau dy irakianë të cilët punonin për agjencinë e lajmeve Reuters.
Delina Bitraku < I mëparshmi