Durrës, e sulmuan me thika, vdes në spital volejbollisti i Teutës
DURRËS- Një volejbollist i ekipit të Teutës ka humbur jetën në spitalin e Durrësit, disa orë pas një sulmi me thika të kryer nga disa persona. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr 5 në Durrës.
24 vjecari Junxhi Guza është zënë në pritë nga persona të paidentifikuar në hyrjen e pallatit ku banonte dhe me pas është goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Si pasojë e sulmit Guza ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, ndërkohë që ka ndërruar jetë rreth orës 19.00 të mbrëmjes së sotme në spitalin rajonal të Durresit. Policia deklaron se ende nuk ka identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje dhe se po punohet për zbardhjen e motiveve të krimit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)