E Shtunë, 31 Tetor 2026

DEFORMATORËT

Nga Pajtim LUTAJ*

Një mik më rekomandoi të lexoja në shtypin e ditws intervistën e kolegut tonë Mentor Petrela, Neurokirurg. Në mbremje në websit-in pwrkatws lexova shkrimin e tejzgjatur në formë interviste. Në përfundim, përveç esoterismit të njohur që Mentori shprehte në intervistën e vet dhe fjalëve të huaja të përdorura bollshëm, më bëri përshtypje deformimi gjuhësor i fjalës PACIENT.  Konkretisht, pyetjes së gazetares për humbjen e besimit të pacientit te mjeku ai midis të tjerash shprehej se: …çështja e besimit mjek-pacient bazohet në relacionin e një profesionisti me një të duruar (nga vetë origjina e fjalës) G.SH dt. 29 gusht 2011. Pra siç shifet Mentori fjalën «pacient» e përkthen «i duruari»? kur dihet se origjina e fjalës «pacient» vjen nga latinishtja «patiens» që është participe present e foljes «pati» dhe do të  thotë «ai apo ajo që vuan». Pasi ripash shpjegimin në kllapa, më erdhi në mendje profesori im i anatomisë Fiqiri Basha, kur gjatë një ore mësimi të anatomisë normale të trupit të njeriut në një kadavër, ai na porosiste të bënim kujdes. Me nënqeshje i them profesorit se ky pacient nuk ndjen gjë…kaq ju desh adhuruesit të gjuhëve të huaja dhe  nisi të na shpjegoj etimologjine e fjalës pacient, që do të thotë « një njeri që vuan, që ndjen dhimbje ». Që në atë kohë, e cila shënon per mua fillimet e studimeve mjekesore e kam parë pacientin tim si nje njeri që vuan dhe jam munduar ti lehtesojë sa me shumë të jetë e mundur këtë vuajtje.

Deformimi që bën Mentori më bëri përshtypje dhe e mora si një përçmim për pacientet në përgjithësi dhe aq më tepër për pacientin në Shqipëri i cili për problemet e shëndetit i drejtohet një sistemi që vetëm sistem shëndetësor nuk mund të quhet. Duke patur bindjen se ky lapsus i kolegut tim nuk vjen nga mungesa e kulturës por nga mentaliteti qe ai ka për pacientin vendosa të shkruaj  këto radhe jo si replikë por si denoncim i një mendësie anakronike që një koleg demostron kudrejt pacientit, perse jo mësimdhënies apo sistemit shëndetësor. Ne duhet të kemi kurajon të denoncojmë mendësinë e atyre profesorëve që në vend që të merren me shkencë, tu bëjnë leksione studentëve, të shkruajnë artikuj shkencorë apo libra për texte mësimore, të organizojnë konferenca dhe kongrese, të paraqesin prezantime dhe të drejtojnë seanca në kongrese ndërkombëtare,   humbasin kohë duke deformuar realitetin dhe fjalorin në ‘summer pages’ të gazetave.

Në qoftë se do të perjashtojmë variantin që edhe pyetjet e intervistës i ka përgatitur i intervistuari do të preferoja që intervistuesi të mos ishte kaq «i/e duruar» por të bënte pyetje  duke e vënë veten në rolin e pacientëve të QSUT si : Përse nuk ka medikamente, filma për radiografi ky spital? Përse nuk ka rregull, pastërti, produkte pastrimi? Përse nuk ka ujë, ngrohje, ftohje? Përse nuk ka ushqim, asistim, shërbim të cilat kompesohen nga familjarët? Përse nuk ka telefon ku pacientet të marrin informacion apo të paracaktojnë një takim me mjekun? Përse sot ne kohën e internetit nuk ka një website QSUT-ja? Përse nuk ka informacion apo një hartë orientimi në QSUT  për pacientet  që sorollaten për të gjetur mjekun apo shërbimin duke humbur në parkun e pafundshem të makinave të vendosura me vend e pa vend. Sa mjekë vullnetar ka sot në spital dhe çfarë bëjnë ? Përse pacienti jonë nuk informatizohet, kartelizohet….. përse nuk rimbursohet? Përse nuk zbatohet karta e pacientit; apo vetëm se është «i/e duruar». Përse dhe kush i prish aparaturat e spitalit, kush i gllabëron, çorienton, deformon dhe korrupton projektet dhe fondet e QSUT?

Mentori si inspirues, projektues, autor dhe aktor i këtyre mund të pergjigjej më mirë se cdo njeri tjetër dhe jo të përmendi kodin e Hamurabit kur dihet se neni i parë i këtij kodi gati 4 mijë vjeçar është hierarkizimi i shoqërise, spitaleve (profesor-doktor-student) të cilin Mentori e lexon mbrapsht.

Për të mos harruar mësimdhenien, apo porosinë e të intervistuarit, formimin,  intervistuesi duhet të vihet në rolin e studentit dhe  pedagogut të Fakultetit të Mjekësisë dhe pyetjet janë të pafundme si: Përse profesorët nuk bëjnë leksione dhe praktika me studentët? Cilat janë kriteret e vlerësimit të provimeve dhe  konkurseve, kriteret e vlerësimit të doktoraturave, masterave dhe titujve të ndyshëm? Përse i ka humbur vlera notës dhe konkursit? Përse numri i studentëve që mbarojne FM është më i madh se numri i studentëve që e fillojnë atë? Përse vitin e kaluar u deformua konkursi i specializimit duke thyer të gjitha rregullat duke mos zbatuar parimin e shenjtë të konkursit «numerus closus»? Përse politizohen, shiten e blihen  doktoraturat, masterat deri te titulli profesor? O zot! Shpesh bëj pyetjen: Kujt i duhen, ku i duhen dhe përse duhet nje titull i pa merituar … aq më tepër në mjekësi?

Ndërsa duke e vendosur veten në vendin e një intelektuali që e do Shqiperinë  apo një mjeku që e do QSUT -në, do ti thoja shkurt: Mentor, mjaft më!

Mjaft më se të kemi parë si  shoqëroje bllokmenët e monizmit në Paris edhe për një analizë urine, të kemi parë të pengosh me format e ish-sigurimit famëkeq funksionimin e shoqatës së parë mjeksore Francë-Shqiperi apo të spiunosh me gojë e me shkrim kolegët e tu te profesorët e huaj. Të kemi dëgjuar të trumbetosh «brain gain» e «brain drain» por si dekan i FM dhe si drejtor i të vetmes QSU të vendit, je bërë pengesa e «brain gain» me kushtet absurde që u vije mjekëve që ktheheshin nga jashtë si dhe kampion  i favorizimit (në mos i imponimit) të «brain drain»  duke ua vështiresuar mjekëve të rinj punën në spital apo duke mos i pranuar fare në sistem. Të kemi parë të përkëdhelësh komunizmin, demokracine, mbretërinë etj  deri të imponosh letërshkruesit e tu për të reklamuar si «possible» president apo të lutesh për tu bërë anëtar i Akademisë së Shkencave.

Të pamë vitin e kaluar  që me metoda makiavelike të nxisje studentët për greva dhe kur studentët kishin primare kërkesa legjitime si mosberja e programit mësimor nga ana e petagogeve, ju i nxitët që me megafone të kërkonin heqjen e dekanit të FM, vetëm për ti zënë vendin me proçedura. I nxite të hiqej ai dekan, që tri vite më parë me manipulime dhe kërcënime nga bodrumet e FM e zgjodhët në shenjë servilizmi kundrejt ministrit të arsimit  të asaj kohe.

Të shohim sot kur ke uzurpuar postin e kryetarit te Keshillit të Profesoreve që prej janarit 2011, e mban atë padrejtesisht, me forcë, në kundërshtim me rregulloren e FM, e cila percakton se ky post mbahet vetëm një vit. Megjithse të është kërkuar në mënyrë të përsëritur nga dekanati i FM dhe nga këshilli i fakultetit të organizosh zgjedhjen për rotacionin e këtij posti ti e reklamon veten të pa zëvëndësueshëm duke e kthyer Këshillin e Profesorëve në një klub profesorësh të çpensionuar me vendime gjykate, ku trafikohen titujt universitarë.  Ju jeni autor i fshehjes dhe manipulimit  së dosjeve të paraqitura në FM për tituj, duke patur si kriter të vetëm korrupsionin dhe paftësinë pa harruar shitjen dhe blerjen e doktoraturave të cilat i kalon edhe pse janë plagjiatura të konfirmuara, edhe pse udhëheqesi e ka vlerësuar negativisht, ju nuk doni të dini e kaloni edhe pa udheheqjje fare se kriteret tuaja janë të tjera. Mos harro se «scripta manent ».

Të pamë së fundmi, në komisionin ad hoc të përzgjedhjes së shefave të shërbimit, që në emër të reformave të deformosh rregullore deri  ligjin e arsimit të lartë. Kemi pranuar bashkë që në ligj të vendoset klauzola: «shërbimet mund të drejtohen nga doktor shkencas kur nuk ka profesorë». Tani e kuptojë ngazëllimin tënd për këtë ligj. Dhe ja rezultati që nuk është gjë tjetër veç triumf i anormalitetit të nisur prej vitesh. Me komisionin  ad hoc për përzgjedhjen e shefave të QSUT-së i ngritur në bazë të ligjit të arsimit të lartë, shënoi kulmin ndërhyrja politike për emërimet në këtë Spital. Për herë të parë u deformua procesi nga një grup profesoresh të cilët përzgjodhen për postin e shefit të shërbimit studentë në vend të profesorit.  Ku e ke parë ti Mentor këtë sistem? Po, e kemi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›