E Shtunë, 31 Tetor 2026

ARVIZU FLET PËR CELULË ANTIAMERIKANE

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu, ka zbuluar  pas 21 janarit se ekziston një celulë anti-amerikane në Tiranë, me drejtues, mbështetje biznesi dhe makineri, siç shprehet. Deklaraten e ka bere gjatë një interviste për emisionin Tonight të Ilva Tares në Ora News dhe pjese nga intervista jane botuar sot ne gjithe mediat proqeveritare. Ben pershtypje fakti qe ato kane patur thuajse te njejtin titull. Me poshte, pjesa e intervistes per celulen ne Ora News:

Zoti ambasador, analistë të ndryshëm kanë shfaqur ndonjëherë për herë të parë një rritje të ndjenjës së antiamerikanizmit, sidomos për deklarimet tuaja pas ngjarjeve të 21 Janarit. Nga ajo që u zbulua nga Wikiliks, duket se e kanë qetësuar këtë ndjenjë antiamerikane. Cili është komenti juaj për këtë?
Mendoj se po bëhet fjalë për dy fenomene të ndryshme. I pari ka lidhje me kriticizmin ndaj ShBA-së dhe i dyti është antiamerikanizmi. Të flasim për kriticizmin, dhe mendoj se është e rëndësishme dhe madje të gjithë e kuptojmë që është në rregull të kritikosh ShBA-në. Njerëzit duhet të jenë kritikë. Për kriticizmin ndihem mjaft komod, por mendoj gjithashtu që është ndihmues, mesa ai ndihmon. Le të flasim për katër komentatorët, shkrimet e të cilëve unë përpiqem ti lexoj, për shembull Andi Bushati, Andrea Stefani, Mustafa Nano dhe Skënder Minxhozi. Mendoj që të katër ata janë miq të ShBA-së, sigurisht janë miq të mi, por të katër kanë shkruar gjëra që kanë qenë kritike, madje dhe për mua personalisht. Me Skënder Minxhozin kemi diskutuar disa herë dhe kemi rënë dakord që të mos biem dakord. Le të flasim për antiamerikanizmin. Në vende si Shqipëria njerëzit janë gati 96 për qind proamerikanë, 4 % mund të mos jenë dakord, por kjo është tjetër gjë, ndërsa ne po flasim për një gjë krejt tjetër. Më lejoni të përmend një komentues tjetër, Artur Zheji, dhe e di se disa nga shikuesit tuaj do thonë, oh Artur Zheji. Ai është dhe një opionionshkrues, shkrimet e të cilit unë i lexoj. Në prill ai ka shkruar një artikull dhe që quhej Antiamerikanizmi i porositur. Dhe ai ka shpjeguar një fenomen që për mua është shumë i qartë dhe që ne e kemi parë në atë periudhë, që ka qenë një antiamerikanizëm i organizuar, i drejtuar dhe ka pasur një celulë, ka pasur drejtues, ka pasur mbështetje biznesi, ka pasur gjithashtu dhe makineri. Pra, ka qenë një aktivitet i organizuar që ka pasur në plan të mund të marrë një kah politik. Por gjithashtu në një shoqëri demokratike, unë e pranoj këtë. Por unë mendoj që kjo gjë nuk drejton siç duhet, nëse shkon kështu. Megjithatë flasim për njerëzit në Amerikë dhe ata thonë që çfarë lidhje ka kjo me këtë? Ky është një aktivitet i drejtuar, i orientuar, nuk është diçka organike. Është diçka për të cilën paguhet, është diçka që është e skicuar e hartuar në këtë formë. Ka një plan dhe të gjitha veprimet që ndërmerren për ta realizuar. Kështu që mendoj se është e rëndësishme për ta dalluar, për ta kuptuar për atë që është. Ne e dimë se çpo ngjet këtu.
E dini dhe se kush e organizon?
Mendoj që po.
Mund ta bëni publik?
Jo. Mendoj që të gjithë teleshikuesit e dinë, madje njerëzit që e bëjnë këtë e dinë.
Po i paralajmëroni?
Mendoj se ata e dinë.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›