E Diel, 1 Nëntor 2026

DEPUTETJA E PDKosove policia ndalon ne kufi Albana Vokshin

/ /

PER PASAPORTEN/ Policia kosovare ka ndaluar per disa ore deputeten e Kuvendit te Shqiperise Albana Vokshin. Ne shoqerine e Alban Tartarit dhe nje
zyrtari te larte te Ministrise se Kultures deputetja eshte ndaluar ne kufi mesditen e se dieles dhe eshte shoqeruar ne rajonin e policise se Prizrenit. Nderhyrjet e pales shqiptare dhe kreut te Policise Kufitare Pellumb Nako per statusin e deputetetes nuk kane mundur te ndryshojne qendrimin e kolegeve kosovare. Rasti i eshte paraqitur Gjykates Komunale e cila vendosi ta liroje me argumentin se vepra penale e dyshuar nuk paraqet rrezikshmeri

Policia e Kosoves Pasaporta dyshohet si false. Policia shqiptare shte e rregullt

Deputetja Vokshi e cila mesohet se ka qene e shoqeruar edhe nga bashkejetuesi i saj Arjan Tartari te dielen rreth ores 1330 eshte paraqitur ne piken e kalimit kufitar mes Shqiperise dhe Kosoves ne Morine te Kukesit. Pasi ka kaluar piken e kontrollit te policise shqiptare ne momentin e kontrollit ne sportelin e policise se Kosoves autoritetet i kane bere te ditur deputetes se Kuvendit te Shqiperise se pasaporta e saj diplomatike dyshohej se ishte e falsifikuar. Nje grup i gatshem i policise se Kosoves ka njoftuar deputeten se ajo duhej te shoqerohej ne rajonin e policise se Prizrenit per verifikime te metejshme. Nderkohe ne lidhje me ngjarjen eshte informuar edhe policia shqiptare. Pas konfirmimeve te dhena se pasaporta ishte e rregullt dhe ne sistem policia e Kosoves ka kembengulur se duhej te bente hetime te metejshme ne lidhje me rastin. Ne drejtim te Kukesit mesohet se eshte nisur drejtori i policise kufitare Pellumb Nako i cili ka hyre ne kontakt me policine e Kosoves duke u konfirmuar se e ndaluara ishte deputete e Kuvendit te Shqiperise dhe pasaporta ishte e rregullt. Por autoritetet kosovare kane vendosur ta paraqesin rastin para gjykates me qellim vleresimin e dyshimeve te tyre per pasaporten e deputetes Albana Vokshi. Lajmi eshte konfirmuar dje zyrtarisht nga policia e Prizrenit nderkohe qe policia e Kukesit dhe sektori i policise kufitare ne kete drejtori e mohuan ngjarjen. Burimet e rajonit te policise se Prizrenit kane thene nderkohe se deputetja e Kuvendit te Shqiperise Albana Vokshi eshte mbajtur ne rajon derisa Gjykata Komunale urdheroi lirimin e saj me argumentin se vepra penale e dyshuar nuk paraqet rrezikshmeri. Pavaresisht mohimit te ngjarjes nga policia e Kukesit policia e Kosoves dha detaje qe konfirmojne ngjarjen. Burime te policise se Prizrenit thane se bashke me deputeten Albana Vokshi dhe partnerin e saj Arjan Tartari ndodhej edhe nje zyrtar i Ministrise se Kultures Turizmit Rinise dhe Sporteve ne Tirane. Pasi eshte lene e lire me urdher te Gjykates Komunale te Prizrenit sipas policise se Kosoves deputetja Vokshi ka hyre ne Shqiperi perseri ne rruge tokesore nga vendkalimi kufitar i Kukesit. Policia e Kosoves ka bere te ditur jozyrtarisht se Albana Vokshi eshte verifikuar edhe per nje ceshtje taksash pasi ne periudhen qershor 2000-qershor 2002 ka qene e punesuar ne zyren e Projekteve dhe Programeve te Zhvillimit ne misionin e Agjencise per Zhvillim Nderkombetar te Shteteve te Bashkuara ne Prishtine-Kosove me detyren e analistes se buxhetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›