Ish-volejbollisti ne gjyq Nuk e di si hyri kokaina ne stomakun tim
TIRANE - Arjan Korca ish-volejbollisti i kombetares i arrestuar te premten e javes qe shkoi pasi iu gjeten ne stomak 290 grame kokaine eshte shprehur ne gjykate se nuk dinte si perfundoi droga ne trupin e tij. I paraqitur ne nje gjendje te renduar shendetesore perpara togave te zeza te Krimeve te Renda i arrestuari Korca ka pohuar se nuk e dija se cfare kisha ne stomak dhe se kush ma kishte futur. Gjykata per Krimet e Renda pasi u njoh me pretendimet e paleve vendosi lenien e tij ne masen e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve. Burimet nga gjykata thane se mbrojtesja ligjore e te pandehurit Korca avokatja Jalldyz Kastarati ka kerkuar nje mase me te lehte sigurie se ajo e arrestit me burg. Mbrojtesja eshte shprehur para gjykates se klienti i saj pak kohe me pare per shkak te nje semundjeje te rende kishte bere nje nderhyrje kirurgjikale ne stomak dhe ka hequr 1/3 e tij. Sipas avokates Kastrati rrjedhimisht klienti i saj nuk mund te merrte persiper rriskun te fuste ne stomak sende te huaja. Ky version eshte mbeshtetur edhe nga vete i pandehuri nga qelia e salle se gjyqit. Ne nje gjendje te renduar shendetesore dhe nen trauma ai ka rrefyer sesi kishte marre vesh per pranine e droges ne stomakun e tij. Kur po udhetoja nga Argjentina ne Shqiperi gjate kohes qe isha tranzit ne aeroportin e Parisit France me kane filluar ethe te forta. Po kerkoja ndihme pasi rrezikoja te humbja avionin. Mu afruan dy persona qe ishin shqiptare. Nuk i njihja. Me pyeten si je. U thashe qe nuk isha mire dhe se po kerkoja nje ambulance eshte shprehur i pandehuri. Ne vijim i pandehuri ka treguar se dy shqiptaret qe sipas tij ishin nga Durresi e kane derguar ne banesen e tyre. Aty mbaj mend vetem qe piva dicka dhe qe me pas rashe pa ndjenja. Ndonese me premtuan se do me ndihmonin ata me nxorren ne rruge e me thane te largohesha ka pohuar Korca. Sipas tij kur eshte permendur ka ndjere dhimbje te forta ne stomak.