E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres Myftinia padit Bashkine per 40 m2

/ /

DURRES - Nje sherr i hapur mes Bashkise se qytetit dhe Myftinise se Durresit ka sjelle si rezultat bllokimin e punimeve per planin rregullues te qendres se qytetit te Durresit ne sheshin Liria. Myftinia e Durresit ka bere nje padi civile per bashkine ku kerkon bllokimin e punimeve dhe zhvleresimin e vendimit te KRRT-se per ndertimin e nje galerie artesh ne hyrje te xhamise se qytetit. Kerkesa e Myftinise eshte marre ne shqyrtim dhe gjykata ka vendosur bllokimin e punimeve ne sheshin kryesor. Sipas myftiut te Durresit Redi Quku ne investimet qe po kryen bashkia ka tjetersuar 40 metra katror prone vakefi e cila i perket Myftinise. Ne padine civile te deleguarit e Myftinise i kane kerkuar Gjykates se Durresit pezullimin e punimeve qe po kryhen per sheshin Liria me pretendimin se projekti i miratuar nga KRRT-ja e qytetit ka tjetersuar nje siperfaqe prej 40 metrash katror toke e cila eshte prone e xhamise. Menjehere pas padise civile Gjykata e Durresit ka marre vendimin e bllokimit te punimeve deri ne sqarimin e rrethanave. Ne anen tjeter per kete ceshtje nenkryetari i Bashkise se Durresit Ardian ela deklaroi se i gjithe ky skenar per bllokimin e investimit prej 1 milion eurosh ka prapavije politike. Ndersa kryetari i Keshillit te Qarkut Seit Kertusha ka hedhur poshte pretendimin e bashkise qe gjithcka ka prapavije politike. Sipas tij konflikti mes bashkise xhamise si dhe disa institucioneve te tjera ka nisur qe me venien ne zbatim te projektit. Fillimisht punimet jane bllokuar nga drejtoria rajonale arkeologjike pasi pjesa juglindore eshte e pasur me objekte arkeologjike. Nderkaq Kertusha pohon se bashkia duhet te marre persiper pergjegjesite e saj dhe nese provohet nga gjykata qe eshte tjetersuar nga ana e bashkise siperfaqja prej 40 metrash katror e cila eshte ne pronesi te Myftinise se Durresit duhet te kompensoje kete te fundit aq sa e parashikon ligji. Punimet per ndryshimin e pjeses juglindore te sheshit Liria qe kane nisur ne korrik te ketij viti parashikohet te kushtojne rreth 5 milione euro. Nderhyrja e pare po realizohet ne nje territor prej rreth 3100 metrash katrore prane xhamise se madhe te qytetit duke synuar krijimin e dy minishesheve ne nivele te ndryshme ndersa mes tyre do te ndertohen nje varg njesish te sherbimeve me destinacion kryesisht turistik. l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›