E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti Flamur Noka godet me shpulla Erion Bracen

/ /

Edhe pse nuk ka pasur ndonje lidhje me debatin ekonomik seanca e djeshme per diskutimin e buxhetit ka perfunduar me perplasje fizike. Flamur Noka ka goditur me grushte dhe shkelma deputetin socialist Erion Brace pas perfundimit te debatit ne komisionin e ekonomise. Dy deputetet debatuan me njeri-tjetrin ne kohen e daljes nga salla. Mesa duket dera e komisionit nuk ka qene e mjaftueshme per te dy. Kjo ka qene pika e nisjes se debatit e cila ka perfunduar me perplasje fizike mes dy perfaqesuesve te popullit. Me i prekuri nga sherri duket se ka qene deputeti Brace. Ky i fundit eshte goditur dy here me shpulla nga deputeti i PD Noka. Kjo ishte pjesa e dukshme e debatit pa permendur fyerjet mes njeri-tjetrit. Seanca qe duhet te kishte si synim debatin ekonomik eshte zgjidhur me nje tjeter lloj debati qe sigurisht nuk i sherbeu permiresimit te buxhetit te shtetit per vitin 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›