E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministrja daneze pret homologun Edi Rama

rama danezNdërkohë që kryeministri Sali Berisha është izoluar dhe nuk pritet nga askush në Europë, përveçse kur shkon në samitet e Partive Popullore Europiane, kryetari i opozitës, Edi Ramës, vazhdon të pritet në kancelaritë evropiane.

Kësaj here, pas takimeve prej kryeministri në Austri, Rama ka zhvilluar një vizitë në Danimarkë, ku është pritur nga kryeministrja Helle Thorning-Schmidt

Vetë Rama e quan këtë një takim të shkëlqyer.

Takim i shkëlqyer me kryeministren daneze për Shqipërinë Europiane dhe jetësimin e programit të Rilindjes pas 23 qershorit, thotë Rama.

Vizita e suksesshme e Ramës në Austri provokoi ndjeshëm kryeministrin, ndërkohë që u shpik një incident për të eklipsuar takimet e tij.

Madje për incidentin e Vjenës nisi punën edhe një komision hetimor parlamentar, por për çudi anëtarët demokratë këtij komisioni janë ndër viktimat e listës Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›