Berisha: NATO organizata më e mirë në botë

Sali Berisha
Kryeministri i vendit Sali Berisha duke folur në një konferencë të organizuar në kuadër të reformimit të NATO-s është shprehur se vendet duhet të marrin si shembull këtë organizatë. Ai e konsideroi atë si organizatë më të mirë në botë edhe pse dihet botërisht se NATO po kalon probleme të mëdha lidhur me përmbushjen e detyrimeve financiare që kanë shtetet anëtare.
NATO është organizata më e mirë në botë. Por më të vërtet është. Është mrekulli. Mrekullia është mënyra që ajo reformon vetveten. Unë shpresoj që kjo të inspirojë të gjitha institucionet e tjera në rrugën e reformave, u shpreh Berisha.
Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është një nga ato vende që ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe është e gatshme të ofrojë kontributin e saj për paqe në botë.
Berisha duke falënderuar vendet e NATO-s për ndihmën ndaj Shqipërisë sa i takon përmbytjeve në veri, tha se ushtria shqiptare duhet të trajnohet për përballimin e këtyre katastrofave natyrore.
Duhet ti kushtojmë vëmendje më të madhe trajtimit të ushtrisë sonë për përballimin e katastrofave natyrore, u shpreh Berisha.