E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet hungarezi për pastrim parash

Një shtetas hungarez është arrestuar nga policia e Vlorës për evazion fiskal dhe pastrim parash. Laszlo Vincze, 55 vjeç, ishte shpallur në kërkim në vendin e tij një vit më parë.

Vincze u prangos gjatë operacionit të koduar Wanted. Sipas policisë, ai  kishte leje qëndrimi në vendin tonë dhe jetonte në Vlorë prej dy vitesh, ku edhe kishte ngritur një firmë fantazmë marketingu, të cilën, sipas dyshimeve, e ka përdorur për pastrimin e parave.

Policia bën të ditur se në momentin e arrestimit, 55-vjeçarit hungarez iu sekuestruan16 vula të kompanive të ndryshme që operojnë në Shqipëri, një armë gjahu teke me leje të organeve kompetente, një automjet fuoristradë i markës CHEVROLET, një sërë faturash të ndryshme të transaksioneve bankare si dhe dokumente të ndryshme, të cilat dyshohet se i shërbenin këtij shtetasi për kryerje aktiviteti të paligjshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›