DHUNA VERBALE SI LEXIM I SONDAZHIT
Fushata elektorale në Shqipëri po shoqërohet tashmë edhe me një sondazh serioz, siç është ai i "Zogby"-t dhe me të cilin akoma nuk po përshtatet opinioni mediatik e politik shqiptar. Kjo është e pritshme, në një terren të parrahur me këtë lloj informimi, dhe gjasat janë (nëse jemi me fat) që të paktën, pas edhe nja dy sondazhesh të tjerë, të ketë marrë fund qerthulli i debatit pa vlerë, se kush e bën dhe kush e shkruan sondazhin. Por, të lexohet ai, ashtu sikurse lexohet në të gjithë botën.
Një fenomen që ndodhi pas të dy sondazheve, sidomos pas të dytit, është rritja e dhunës verbale nga forcat politike që e shohin veten në humbje, dhunë verbale që nuk është e re në ambientin shqiptar, por që zakonisht është përdorur disa javë apo ditë para zgjedhjeve. Është lajm i keq që ka filluar qysh tani. Arsyet janë fare të kuptueshme. Ata që e shohin veten më poshtë nga sa pretendojnë, u duhet të rivendosin reputacionin, e bashkë me të, elektoratin që po humbasin. Nuk të shqetëson vetëm fakti që dhuna verbale duhet të na kishte lënë shëndenë qysh shekullin e kaluar, por të shqetëson më shumë ideja se sa pa ide e të shterpëzuar janë politikanët shqiptarë, përfshirë një Kryeministër prezent dhe një ish-kryeministër.
Kështu, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë në garë me njëra-tjetrën se kush bën akuzat më banale drejt kryetarit të PS-së dhe socialistëve. Kjo tregon që jo vetëm e kanë lexuar sondazhin, por edhe e besojnë atë. Fatkeqësia është se, nuk dinë ç‘të bëjnë me rezultatin e tij dhe nuk dinë si të reagojnë ndryshe. LSI është vlerësuar në kuotat e 5% në të dy sondazhet dhe ky është një përgjysmim nga rezultatit i zgjedhjeve të fundit, por edhe nga ajo që pretendon se ka kjo lëvizje.
Taktika e sulmit ndaj Ramës dhe PS-së është jo frytdhënëse dhe të paktën ky duhet të ishte sinjali i parë që, edhe një lexues i thjeshtë merr nga sondazhi, jo më një politikan apo një lëvizje politikanësh. Por mesa duket lëvizësit kanë menduar të vazhdojnë të njëjtën linjë: atë të sulmit verbal, të egër dhe tejet banal. E habitshme është se të njëjtat sulme, madje fjalë për fjalë, u bënë dhe në prag të zgjedhjeve të fundit lokale nga PD-ja dhe LSI-ja (para se të bashkohej me PS-në). Dhe rezultati tashmë dihet: Rama rifitoi Tiranën dhe PS-ja bashkitë më të mëdha të vendit, vetëm pak kohë pas ardhjes së Berishës në pushtet, e vetëm pak kohë pas ardhjes së Ramës në krye të PS-së.
Sot pas katër vjetësh, pas mijëra kilometrash rrugë të Ramës cep më cep të Shqipërisë, me një Parti Socialiste të mirëpastruar, sa tru duhet të kuptosh se kjo taktikë nuk mund të funksionojë? Duhet të jesh fare pa ide, që si alternativë elektorale të përdorësh pjesëtarët e familjes së kundërshtarit dhe fotot e plazhit që u nxorën nga kushedi ç‘sundukë. Po kështu, sapo kemi lënë pas njëvjetorin e tragjedisë së Gërdecit, shoqëruar me një miting të Partisë Socialiste, të rrallë për nga mënyra e organizimit, por mbi të gjitha për nga pjesëmarrja. Ku ishte LSI-ja në këtë mes? Një politikan që merr vesh nga kjo punë, kur e di se ku qëndron në nivel elektoral, nuk mund të masë forcat në nivel mitingjesh, në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, me një parti shumë herë më të fuqishme e më të konsoliduar. Rezultati ishte qesharak dhe gati vetëvrasës për Metën me 20 vetë nga pas. Fare mirë mund të kishte ndjekur taktikën tjetër, atë të pjesëmarrjes në mitingun e së majtës, me në krye socialistët, pa qenë nevoja të bëheshin miq për kokë, por nën idenë se në të tilla mitingje nuk ka nevojë për ftesa, sepse aty do jetë pjesa dërrmuese e elektoratit që edhe ai po synon. Dhe këtë duhet ta bënte, jo për t‘i shtuar numrat PS-së, por për t‘i shtuar pikë vetes.
Por ndërsa PS-ja është në këto zgjedhje për të sjellë të majtën në pushtet, LSI-ja po futet në zgjedhje për të "grabitur" ç‘të mundet nga PS-ja. Që këtu është e dështuar, sepse në zgjedhje hyn për të luftuar dhe mundur mazhorancën qeverisëse, jo "mazhorancën" opozitare.
Nga ana tjetër, kemi PD-në që është aty ku ka qenë, edhe në pikët që i jep sondazhi, por edhe në politikëbërje. Nuk ka asnjë lajm dhe asnjë reflektim nga lidershipi demokrat dhe kjo s‘përbën më çudi. Berisha është ai që është, njeriu që në gjithë këto vite në Shqipëri, përveç atyre mynxyrave të mëdha, për të cilat është dëshmitare historia, ka shkatërruar dhjetëra qindra familje të kundërshtarëve politikë, duke u marrë me gratë dhe fëmijët e gjithsecilit, vetëm pse këta të fundit kanë bashkëshortët apo baballarët në politikë. Madje, tani ka filluar të merret turpërisht edhe me familjet e gazetarëve, vetëm pse këta të fundit, përpiqen të modernizojnë jetën mediatike e politike shqiptare, duke sjellë në Shqipëri një sondazh serioz, që nuk është asgjë tjetër, veçse një shërbim publik i domosdoshëm, që bota moderne e ka bërë të vetin prej kohësh. Pikët e PD-së, aty te 34%, janë në fakt ato që kanë qenë jetë e mot. Madje, me këtë përqindje PD-ja është sot në pushtet, plus Xhuvelin.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste, sipas sondazhit, i fiton sot zgjedhjet. Edi Rama ka bërë lëvizjet e duhura politike dhe strategjike deri më tani dhe kjo shoqëruar me një opozitë jo destruktive, si dhe me një fushatë të kulturuar, që gjithashtu e pamë edhe në zgjedhjet e fundit lokale. Sigurisht, këtë lloj politike nuk e kupton dot politikani i "madh" Nano, i cili sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë na lë shijen e zhgënjimit se vetëm politikan nuk paska qenë. Në politikë njihesh më mirë kur je në humbje, jo në fitore.
Sot, Rama ka bërë që elektorati shqiptar ta ndjekë nga pas dhe ta bëjë të vetin ritmin e politikës së re, më shpejt edhe se analistët e Tiranës, të cilët, kur kryetari socialist merrte rrugët e fshatrave të Shqipërisë, i kujtonin shpesh se politika bëhej vetëm në Tiranë. Elektorati shqiptar mendon ndryshe dhe me sa duket paska qenë gati për diçka tjetër nga ajo që gatuhej vetëm në mejhanet e politikës së Tiranës. E cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve që po vijnë, Partia Socialiste duhet të krenohet me mënyrën e të bërit opozitë sot. Dhe po të lexosh sondazhin që kemi në dorë në këtë moment, frytet po i merr që tani. Ajo ka 39% e vetme dhe bashkë me G99, partinë e Gjinushit dhe Milos, kap shifrën 43%. Partia Demokratike, bashkë me aleatët që ka sot, shkon në shifrën 36%. Në rastin më të keq të mundshëm, edhe sikur t‘i shtojmë 5% të LSI-së, ajo sërish është në humbje. Shkurt, pas PD-së, që duhet të jetë e shqetësuar seriozisht, LSI-ja është akoma më në hall. Ajo sot vërtitet në boshllëk, në një "thin air", dhe me përqindjen që ka nuk krijon dot as një masë bllokuese, që në fakt është e vetmja gjë që po pretendon. Meqë strategjia e banalitetit agresiv po shfrytëzohet që tani, meqë ajo nuk kanë dhënë rezultat as para dy vjetësh, as para dy muajsh, mendja ta do që diçka tjetër duhet praktikuar derisa të vijnë zgjedhjet. "Zogby", të paktën, u doli borxhit.