BAROMETRI ELEKTORAL: -18.5
1. Industria e sondazheve në Shqipëri
Më kujtohet, gati dy dekada më parë, kur në Shqipëri filloi moda e sondazheve, ishim të gjithë entuziastë. Kam ende në kujtesë bujqit e fermave në periferitë e Vlorës, nxënësit e gjimnazeve të Mallakastrës apo mësuesit e Mirditës. Pas përfundimit të intervistës, ata nuk largoheshin në punë të tyre, por ndiqnin intervistuesin. Pastaj vinin në grupe dhe kërkonin vazhdimin e bashkëbisedimit, duke formuar natyrshëm të parat fokus-grupe të intervistuara në Shqipëri. Në atë kohë, intervistuesi, sociologu, apo sondazhisti, ishin për publikun gjithçka: shpresa, opozita, "të huajt që na ndihmojnë". Madje, edhe vetë Amerika, kur merrnin vesh se anketimet ishin porositur nga institucione amerikane. Në këtë mënyrë, sondazhistët u bënë tërheqës, interesantë, misteriozë. Sondazhet e para, të financuara e të komisionuara nga institucione të huaja, kryesisht amerikane, u dhanë ndërkombëtarëve një pamje të realitetit, përjetimeve e shpresave të shqiptarëve. Kështu, pra, nisi në Shqipëri industria e sondazheve, e cila në botë kishte gati gjysmë shekulli që lulëzonte.
2. Sondazhet si faktor në tregun politik
Industria e sondazheve dhe ajo e lobistëve janë ndër industritë kryesore në botën e qytetëruar. Jo vetëm të politikës, por edhe të tregut e shoqërisë në përgjithësi. Industria e sondazheve u gjallërua në vitet ‘60, si rezultat i demokratizimit të demokracisë perëndimore. Hapja e politikës në Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore, shkaktoi një dobësim të sistemeve politike. Kjo u shoqërua nga një rënie e ndjeshme e kredibilitetit të institucioneve dhe politikanëve. Shumica e votuesve në botën e kohën e sotme as i besojnë, as i admirojnë dhe as i respektojnë politikanët. Madje, edhe kur i votojnë ata. Rënia e besimit tek institucionet ka ndodhur paralel me rënien e besimit të qytetarëve te njëri-tjetri.
Në shoqërinë perëndimore, gjatë periudhës 1965-2005, besimi i qytetarëve te njëri-tjetri pothuajse është përgjysmuar. Të njëjtën kurbë ka ndjekur edhe besimi te institucionet. Duke jetuar në një shoqëri demokratike e të hapur, njerëzit bëhen natyrshëm më kërkues e dyshues. Paralel me rënien e besimit publik, dhe si një kundërveprim ndaj kësaj rënieje, qeverisja dhe elitat filluan të mbështeten ose sfidohen nga grupet e lobistëve, sondazhistëve, parallinjve dhe fanatikëve. Sondazhet janë aktualisht një transaksion i natyrshëm i tregut dhe sipërmarrjes politike. Industria e sondazheve është një zgjidhje për të shmangur "rënien e lirë" të cilësisë dhe besueshmërisë së lidershipit politik. Përballë një publiku gjithnjë e më të emancipuar, kërkues e pragmatist, që nuk mjaftohet me dogmat e retorikën partiake, por kërkon ngopjen e tregut, shtimin e llogarive bankare dhe suksesin ekonomik, po ndodh çmitizimi i lidershipit tradicional.
Liderët historikë po zëvendësohen me brezin e politikanëve të karrierës, që vijnë jo nga familjet e mëdha politike, por lobet, elitat, shkollat e qeverisjes, ekonomisë, biznesit dhe drejtësisë. Liderët e sotëm janë politikanë dhe jo shenjtorë. Të instaluar shpeshherë në një sistem ose kontekst me gabime, në mos të gabuar, liderët në kohët moderne ndjejnë nevojën për verifikimin e aprovimit nga publiku. Roosvelt e Churchill nuk kishin nevojë për sondazhe të provonin popullaritetin e tyre, ndërsa Obama dhe Brown po. Liderët historikë të Greqisë, Kostandin Karamanlis dhe George Papandreu (të vjetrit), nuk kishin nevojë për sondazhistë, ndërsa pasardhësit e tyre, juristi i "Tufts", Kostas Karamanlis, dhe sociologu i "Harvard", George Papandreu, po.
Si çdo lloj industrie, edhe ajo e sondazheve, pasi arriti zenitin në tregun politik, filloi të konkurrohej. Në këto rrethana, sondazhet filluan të bashkëjetojnë me analizën racionale të indikatorëve të klimës politike. Ashtu si sociologjia pozitiviste u plotësua nga analizat kualitative, edhe sociologjia e sondazheve thirri në ndihmë analizën racionale. Në kurorëzim të këtyre përpjekjeve, politologu dhe profesori Alan Abramowitz i Universitetit "Emory" në SHBA prezantoi teknologjinë e Barometrit Elektoral.(www.thedemocraticstrategist.org/strategist/2008/06/electoral_barometer_trumps_hor.php.)
3. Barometri Elektoral si produkt i industrisë së sondazheve
Barometri elektoral nuk llogarit përqindjet e partive që pritet të hyjnë në garën elektorale, por thjesht zbulon fituesin dhe humbësin e saj. Si një teknikë e parashikimit të balancës së zgjedhjeve, Barometri mbështetet në rezultatet e sondazheve, duke u fokusuar te rezultati më domethënës: shkalla e aprovimit të punës së administratës qeverisëse. Barometri mbështetet në llogaritjen e tri treguesve të klimës politike dhe ekonomike: niveli neto i aprovimit të veprimtarisë së administratës në detyrë, pra shkalla e aprovimit minus shkallën e mosaprovimit të veprimtarisë së qeverisë; niveli i rritjes ekonomike tre tremujorë para datës së zgjedhjeve, numri i mandateve të qeverisjes së administratës ekzistuese.
Niveli neto i aprovimit/dizaprovimit të veprimtarisë së qeverisë, sipas Barometrit, ndikon drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve. Nëse ky nivel është pozitiv, shanset e rifitimit të mandatit janë më të mëdha. Nëse treguesi neto i aprovimit është negativ, janë më të mëdha shanset e fitores së opozitës. Shkalla e aprovimit të qeverisë plotësohet nga treguesit e rritjes ekonomike. Përse politologët kanë sugjeruar matjen e treguesve të rritjes ekonomike tre tremujorë para datës së zgjedhjeve? Për arsyen e thjeshtë se kjo periudhë është e ftohtë nga pikëpamja elektorale dhe jashtë "agresionit" të qeverisë me investime elektorale. Rezultati i zgjedhjeve është një produkt i dy faktorëve të mësipërm dhe koeficientit numerik, masa e të cilit varet nga numri i mandateve të administratës në detyrë.
Formula e Barometrit Elektoral për parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve është: EB= NAR + (5xGDP) - K.
Në këtë formulë: EB është Barometri Elektoral; NAR është niveli neto i aprovimit të qeverisjes aktuale; GDP është rritja ekonomike; Koeficienti K është 25 në rastin kur administrata konkurron pas dy ose më shumë dhe 12.5 nëse konkurron pas një mandati qeverisës. Teorikisht Barometri Elektoral tregon një shkallë nga -100 (niveli më i ulët) deri në +100 (niveli më i lartë). Niveli 0 tregon një ambient politik neutral. Nëse Barometri Elektoral tregon një numër pozitiv, kjo do të thotë fitore për qeverinë ekzistuese. Nëse Barometri Elektoral tregon një numër negativ, kjo do të thotë fitore për opozitën. Kjo lloj formule ka dhënë rezultatin e 14 nga 15 zgjedhje presidenciale që janë zhvilluar në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore. Për kuriozitetin e lexuesit, Barometri Elektoral për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 në ShBA ishte -62, çka tregonte për një humbje të kandidatit republikan McCain dhe fitore të sigurt të demokratit Obama.
Barometri Elektoral ka një komponent sondazhi, matjen e nivelit të aprovimit të qeverisë. Barometri kërkon, megjithatë, disa kushte për të na dhënë një rezultat të saktë. Kushti i parë është matja e saktë e nivelit të aprovimit të administratës qeverisëse aktuale. Kushti i dytë është matja e saktë e nivelit të rritjes ekonomike tre tremujorë para datës së zgjedhjeve. Kushti i tretë është që administrimi i votave duhet bërë sipas standardeve amerikane dhe jo atij shqiptare. Nëse në formulën e mësipërme bëjmë zëvendësimet e nevojshme, në bazë të të dhënave të situatës ekonomike e politike në Shqipëri, atëherë do të kemi: Sipas sondazheve të fundit të "Zogby", niveli neto i aprovimit të qeverisë është -26 (36 për qind aprovim - 62 për qind mosaprovim), rritja ekonomike në tremujorin e fundit të vitit 2008 ishte rreth 4 për qind, ndërsa koeficienti K është -12.5 për qind, meqë mazhoranca është në mandatin e parë qeverisës. Duke bërë zëvendësimet përkatëse, kemi: EB= -26 + (5x4) - 12.5= -18.5.
Ky rezultat flet qartë për një humbje të mazhorancës dhe fitore të opozitës në zgjedhjet e 28 qershorit. I mbetet kohës të vërtetojë saktësinë e formulës Abramowitz në Shqipëri.