Edhe një herë për krizën…
Ndërsa debati mbi krizën në Shqipëri ka nisur të polarizohet - dhe përgjithësisht pa shkak - vërej me keqardhje dy prirje shumë të rrezikshme që ky debat paraqet.
E para, përdorimi i krizës si një tezë ekstra-profesionale në debate jashtë sferës ekonomike, do të ishte i dëmshëm në perceptimin e përgjithshëm publik, sepse do të thellonte efektet psikologjike të krizës, ndërsa parametrat e saj do të ishin ato të zakonshmit, të parashikueshmit, të pritshmit. Asgjë e re dhe e pamendueshme nuk pritet që të ndodhë - as në Shqipëri, as përreth nesh. Do të ketë spekulime, do të ketë grupe që do të blejnë më lirë atë që dikur kushtonte më shtrenjtë, do të ketë kompani që nga nevoja për likuiditete do të shesin me humbje asete të blera më herët, por asgjë më tepër sesa kaq. Emra të mëdhenj të industrisë do të shohin se borxhet e tyre - përballë zhvlerësimit të vlerës së aseteve - do të jenë më të larta se sa mendohej dhe se pagesa e këtyre kredive do të kushtojë më shtrenjtë. Por kaq. Nuk do të jenë ndoshta ato investime që mendohej dhe në përgjithësi politikat e financimit - edhe në rrafshin ndërkombëtar do të bëhen më të shtrënguara, më rigoroze e ndoshta më realiste sesa kanë qenë dhe në përgjithësi paraja do të shitet më shtrenjtë. Por kaq. Asgjë e jashtëzakonshme nuk do të ndodhë.
Prirja e dytë e rrezikshme është prodhimi i psikës frenuese te biznesi se, ngërçi ekonomik kërkon futjen e tij në një letargji pasive, për të ruajtur me çdo kusht likuiditetet, duke ndaluar çdo lloj investimi në sistemet e menaxhimit apo në ato teknologjike. Kjo qasje është gjithashtu shumë kundërproduktive.
Mbetet bindja ime se sulmi është mënyra më e mirë për t‘i fituar betejat. Ky moment për shumë kompani do të jetë çasti për të dëshmuar fuqitë konkurruese, për të zgjeruar hapësirat e tregut, ndërsa politika ekonomike e qeverisë jam i sigurt se do ta ndjekë e mbështesë këtë prirje.
Rimodelimi i sektorëve prioritarë, duke ulur peshën e tregtisë dhe duke fuqizuar prodhuesit vendas, fryma globale që favorizon qëndrimet deri diku proteksioniste nacionale të ekonomisë (dhe do të ketë shumë shfaqje të kësaj zgjedhjeje strategjike anembanë Europës deri në fund të vitit 2010), shansi për të mbështetur diversifikimin e kapitalit drejt formave të tjera të qarkullimit - me theks investimet - duhet të jenë orientime primare për të gjitha palët në sferën ekonomike sot.
Në këtë rrafsh konsulenca vendase, e cila njeh burimet, njeh shanset reale të përmasave të ndryshimit të synuar, njeh tregjet dhe pritshmëritë e tyre, mbetet një vlerë e paneglizhueshme për biznesin shqiptar. Kjo krizë e nisur si krizë e besimit mund të kapërcehet më sigurt nëse nisim ta rikthejmë besimin, pikë së pari tek operatorët që duhet ta rehabilitojnë atë si vlerë tregu.
Ne do ta kapërcejmë këtë krizë pa e humbur vizionin se e ardhmja pas saj duhet të jetë më e mirë se çasti përpara se kriza të shpërthente. Dhe ky vizion kërkon më shumë bashkëpunim, mirëkuptim më të gjerë dhe shumë më tepër sinergji në rrafshin e interesit kombëtar nga të gjitha palët.
Pa këtë ndërthurje interesash, asnjëra prej palëve nuk mund të ketë sukses në realizimin e një procesi, që në fund të analizës, synon të mbrojë konsumatorët qytetarë nga spekulimet e çdo lloji dhe ruan arritjet e deritashme në zhvillimin e ekonomisë sonë.
Në këtë panoramë, mbështetja e donatorëve do të jetë kyçe. Por kthjelltësia e veprimit dhe bashkëpunimi për interesa kombëtare është rruga që e trupëzon këtë ndihmë.
Sot ne nuk kemi nevojë as për alarme të reja, as për ridefinim të teorive ekonomike. Na mjafton dëshira e përbashkët për një Shqipëri që aspiron drejtësi në marrëdhëniet e pronës dhe punës dhe një partneritet i ri social-politik, i cili i ngarkon secilit detyrat dhe përgjegjësitë e tij. Pjesa tjetër do të jetë histori.