"Italinë nuk e zgjidhja para Shqipërisë"
Fati donte që Erjon Bogdani të rikthehej si protagonist në Romë. Në stadiumin "Olimpiko", sulmuesi 31-vjeçar tha fjalën e tij dhe me golin e shënuar përballë Lacios rifitoi besimin e Kievos. Një ndeshje që ndryshoi rrjedhën e sezonit. Edhe pse së fundmi është lënë jashtë Kombëtares për ndeshjet eliminatore me Hungarinë dhe Danimarkën, në një intervistë të gjatë për "L‘Arena", "Er-Bomber" deklaroi se në zemrën e tij ka vetëm Shqipërinë dhe këtë nuk do ta ndryshonte as nëse do t‘i premtonin një vend titullari në përfaqësuesen e Italisë.
Erjon, çfarë mendove kur trajneri Di Karlo të tha: është momenti yt?
Erdhi rasti im, duhet me patjetër të bëj një paraqitje të mirë. Kur të vijë mundësia…
Duhet të shënosh. Arrite ta përshëndesje rrjetën, po më pas?
Mendova: sa mirë… u riktheva. Shpërdorova dy raste, por e ndiej se tashmë sezoni ka marrë një tjetër drejtim.
A është e vërtetë se deri përpara ndeshjes me Lacion po mendonit të largoheshit?
Normale, për aq kohë sa nuk luaja. Kur nuk aktivizohesh mendon shumë gjëra. Jam pothuajse 32 vjeç dhe duhet të luaj. Duke parë ecurinë e këtij viti, po mendoja sezonin e ardhshëm. Kërkoja një zgjidhje për këtë situatë.
Çfarë ka ndryshuar pas golit?
Goli të ndihmon, shpresoj të kem mundësi të tjera, të aktivizohem si titullar dhe të ndihmoj skuadrën në garën për mbijetesë. Por, llogaritë bëhen në fund të kampionatit.
Gjithsesi, në janar mund të transferoheshit te Lacio…
Mendoj se një kalim i tillë nuk ishte në interesin tim. Të luaj në formë huazimi? Jo faleminderit. Kam një eksperiencë aspak të mirë nga aventura në Livorno dhe nuk do ta përsërisja të njëjtin gabim. Te Lacio do të rivalizoja me Pandev, Rokin dhe Zaraten. Për më tepër që duhej të ambientohesha, të kuptoja si funksiononin gjërat, të filloja gjithçka nga e para. Zgjodha të qëndroja te Kievo dhe t‘i provoja deri në fund shanset e mia.
Jeni një shqiptar i famshëm. Gjatë nëntë viteve në Itali, nuk keni pasur asnjëherë probleme me integrimin?
Kurrë. Fillimisht kur erdha isha pak i frikësuar, por më pas kuptova se në fushën e lojës jemi të gjithë njësoj. Këtu tifozët u kundërvihen edhe lojtarëve me origjinë italiane nëse nuk luajnë mirë. Vendosa që të bëja vetëm detyrën time.
A mendoni se jeni personaliteti më i shquar në Shqipëri?
Mos e ekzagjeroni. Në vend të parë është Presidenti i Republikës. Më pas janë futbollistë të tjerë, që kanë qenë të suksesshëm jashtë vendit si Skela i Kotbus, Lala i Hanover dhe Cana i Olimpik Marsejës.
Me këtë fizik, a keni menduar ndonjëherë të bëheni aktor ose model?
Kur eci në rrugë më ka rastisur që njerëzit të më pyesin nëse jam aktor. Kjo më jep kënaqësi. Megjithatë, preferoj futbollin.
Nëse do të luanit në një film, cilin aktor do të zgjidhnit përkrah jush?
Robert De Niron.
Jeni diplomuar në Ekonomi, si mendoni ta shfrytëzoni në të ardhmen shkollën tuaj?
Në biznes, por më parë duhet të mendoj se ku do të investoj. Ndoshta në marrëdhënie biznesi ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Mund të bëhem sipërmarrës.
E keni menduar ku dëshironi ta mbyllni karrierën si futbollist?
Ndoshta po, megjithatë jam i përqendruar vetëm tek e tashmja. E ndiej veten të aftë të luaj në nivele të larta të paktën edhe për tre vjet.
Jeni shumë i njohur në atdheun tuaj, a keni menduar ndonjëherë se ndoshta në të ardhmen mund të merreni me politikë?
Dikur e kam menduar. Por më pas thashë: kam gjithë jetën që luftoj për të fituar respektin e njerëzve. Zgjedhja e një krahu politik nuk do të kishte kuptim. Do të humbisja një pjesë të mbështetësve. Është më mirë të jesh futbollist dhe të mbetem ky që jam sot.
Nga se keni frikë?
Nga qielli, fluturimet me aeroplan. Edhe kur udhëtuam drejt Romës kisha shumë frikë.
Komplimenti më i bukur që ju kanë bërë?
Zakonisht komplimentet m‘i bën menaxheri im, Alesandro Moxhi. Janë fjalë që më vlerësojnë.
Ofendimi më i rëndë?
Nuk dukesh si futbollist, por nuk e tregoj kush ma ka thënë.
A do të ndryshonit kombësi për të përfaqësuar një vend tjetër dhe jo Shqipërinë?
Absolutisht jo. Në këtë pikë nuk kam dyshime: në zemrën time është vetëm Shqipëria. Nuk do të ndryshoja mendim as nëse do të më thoshin se mund të luaja titullar me Kombëtaren italiane.
Goli që ëndërron Bogdani?
Të dielën kundër Palermos. Unë shënoj, ndërsa Kievo fiton.