E Shtunë, 31 Tetor 2026

DIKUSH E BN NDRYSHE

Dita e Flamurit ne Oslo ishte dite e ftohte nga ato qe karakterizojne keto hapesira ku njerezit kane arritur te kuptojne se ditet me diell dhe ato te ftohtat qendrojne perballe njera-tjetres si gjitha kundershtite e kesaj bote e qe mundesojne ti bejme krahasimet e duhura. Mbase kete e kane kuptuar edhe mergimtaret shqiptare ne Norvegji te cilet mallit te tyre per vendlindjen ia kane kundervene deshiren per te siguruar jete me te mire per pasardhesit e vet por duke bere cmos qe deget te mos harrojne trungun kombetar. Andaj asgje nuk i pengon ta shenojne Diten e Flamurin ta kremtojne kete feste nga te rrallat mbareshqiptare. Pra asgje nuk mund ti pengoje te mos vijne ne sallen e madhe ku do mund te shohin sa u ka hije femijeve te tyre veshja kombetare dhe shqiptaria te shohin si femijet e tyre nepermjet valleve dhe kengeve do nderthurin mallin e prinderve te vet per vendlindjen me vetedijen e tyre femijerore per rrenjet shqiptare. Dhe perderisa i shikoj prinderit krenare si ua rregullojne veshjet kombetare valltareve te vegjel nuk mund te mos pyetem ne vetvete se valle pse keta njerez ne i kujtojme vetem kur duhet ta mbledhim nga ata haracin e shqiptarise pse institucionet e Shqiperive tona i harrojne keto dege te rendesishme te dala nga trungu yne kombetar e pa te cilat shumecka do ishte me ndryshe pa te cilat shqiptaria shume me rende do ta perballte fundshekullin e njezet kur renkonte Kosova e kur Shqiperia meme perballej me varferi te skajshme.

Me ne fund hapet perdja dhe fillon programi festiv ne skenen e zbukuruar me simbole dhe ngjyra kombetare por ku dominon ngjyra e mallit per vendlindjen dhe shenja e vetedijes kombetare. Kenget dhe vallet e vogelusheve qe me veshtiresi e flasin shqipen nuk tregojne vetem per lavdine e kalendarit te se kaluares sone por rrefejne edhe per mangesite e kalendarit qe e jetojme e kur Shqiperite tona nuk bejne thuajse asgje per mirembajtjen e degeve te trungut tone kombetar qe rriten larg vendlindjes per ata vogelushe qe vallezojne e kendojne duke levduar Diten e Flamurit por te cileve askush nuk u con as abetare as flamuj as permbledhje kengesh e rrefimesh qe do tu mundesonin te nderlidhnin perditshmerine e tyre qe i bene te jene norvegjeze te vegjel por me sensibilitetin shqiptar te cilit i mungojne rrefimet e gjysherve qe i kane larg.

Ka dicka te magjishme dhe madheshtore ne vallezimin krahehapur te femijeve te cilet i bashkojne copezat e trojeve shqiptare ne nje te vetme. Ka shumecka domethenese edhe ne lotet e te rriturve te cilet mbase i rreqeth recitimi plote ndjesi i aktorit tone Mirush Kabashi. Mbi te gjitha ka dicka shume tronditese kur e sheh sa kopshtare te mire e te kujdesshem jane ata qe kane organizuar kete kremte te Dites se Flamurit ata te cilet mbase pa dashje Shqiperive tona ua percjellin nje porosi te vetme por shume te dhembshme per ne qe jetojme neper trojet shqiptare Neve na ka mbajtur gjalle ndermendja se jemi shqiptare e ju do vuani mekatin e harreses se asaj qe ne kemi bere per shqiptarine.

Pjesa solemne e shenimit te Dites se Flamurit merr fund. Dhe njeriu ndihet mire kur e rrethojne kopshtare qe e kane kuptuar se femijet dhe rinia e tyre jane ajo parajsa shqiptare e kesaj bote qe duhet mirembajtur kopshtare qe e kane kuptuar si duhet kultivuar kjo parajse andaj edhe kane bere dicka krejt ndryshe nga ajo qe jemi mesuar te shohim neper kremtime te ketilla ne vend qe te organizojne koncert te shtrenjte ata kane zgjedhur formen me frutdhenese per ta shenuar kete dite te shenjte te kalendarit tone kombetar ndash qe ate te kremte ta madherojne femijet e tyre qe ajo dite te vuloset ne vetedijen femijerore si shenje qe do tua ndermend se kush jane dhe nga kane ardhur. Pra ata e kane kuptuar se flamurin nuk e larteson shtiza dhe nuk e valevit era por vetedija e atyre qe kujdesen per te. Numri i prinderve shqiptare ne Oslo qe e dine se cka e larteson nje flamur kombetar eshte i madh. Nje prinder i tille eshte hoxha-atdhetar Refiku qe e kishte bere koreografine e valleve dhe regjine e tere programit solemn te tille jane Isa Hamdiu ... si dhe te rinjte tani te integruar ne shoqerine norvegjeze si Mensuri Kumria Fatmiri.... Te rinj te arsimuar e te mencur te cilet aq shume u mungojne vendlindjeve te tyre.

Si cdo te kremte edhe ajo e Dites se Flamurit ne Oslo kishte fundin e saj. Dhe pas se kremtes vazhdon jeta qe zhvillohet mes klimes se ftohte te Norvegjise dhe flakes se nxehte te mallit per vendlindjen. Por per cudi mergimtaret e atjeshem nuk ankohen per asgje. Ata jetojne si njerez te cilet kane paguar hakun e atdhetarise andaj jane ne paqe me vetveten dhe shoqerine ku jane integruar dhe ndihen mire. Ata nuk duan te flasin as per partite e ketushme politike. Mbase per shkak se e kane kuptuar se tani u ka mbetur vetem nje parti dhe nje atdhe qe nuk i harron kurre ngaqe e kane kuptuar se atdheu i vetem qe u ka mbetur eshte ai i gjuhes kultures dhe vetedijes shqiptare. Dhe duke e kuptuar kete ata bejne cmos qe vetedija per kete atdhe te rrenjoset edhe te femijet e tyre dhe kjo vetedije te behet fole e ngrohte ku do beje gjume ndermendja e tyre se nga kane ardhur dhe cilet jane.

Ditet e nentorit ne Oslo jane te ftohta. Ato me asgje nuk u ngjajne atyre te ketij dimri te vonuar ne Shkup ku rritet i nxehti politik Vecmas pas nderhyrjes policore ne hapesirat e TV A1 antiqeveritare pas se ciles Maqedonia perfundimisht eshte e ndare ne dysh ndash ne ate proqeveritare dhe opozitare maqedonase. Mungon vetem Maqedonia shqiptare. Ajo mungon mbase per shkak se pushtetaret shqiptare te BDI-se - duke mos qene te afte te definojne interesin e shqiptareve te Maqedonise merren me ate se cilet shqiptare jane me patriote ndash ata qe perkrahin qeverine e Gruevskit apo kundershtaret e saj. Me cka deshmojne se nuk e kane kuptuar qe nuk behet fjale se cilet jane vasale me te mire shqiptare - ata te Gruevskit apo te Crvenkovskit por si te rregullohet Shqiperia e Maqedonise. Pra BDI-ja e Ali Ahmetit merret me pastrimin e oborrit te saj nga te padegjueshmit u ka shpallur lufte te gjithe shqiptareve qe denojne nderhyrjen policore ne TV A1 antiqeveritare por pa treguar se ku qendron e mira e televizioneve proqeveritare te ngjashme me TV Sitelin e Xingos e cila gjate ketyre dy dekadave shume here ka ndryshuar ngjyrat partiake por kurre nuk hoqi dore nga fryma antishqiptare dhe i mbeti besnike Millosheviqit deri ne diten e fundit. Ku ta dish mbase edhe BDI-ja eshte nisur rruges te cilen e eci pararendesja e saj PDSH-ja e cila po keshtu ndershem i sherbeu Gruevskit me cka edhe arriti qe kryetari i saj te marre licencen e vojvodes dhe mbrojtes te vetem te kesaj partie te mbeten pavlloviqet e TV Sitelit. Dhe nuk ka dyshim se kjo domosdo u ndodh atyre qe nuk e kane frike dhe nuk i nenshtrohen punedhenesit te vetem qe kane ndash popullit qe i ka votuar por qe i perkulen dhe i jane vene ne sherbim mandatarit te qeverise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›