E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vitin e ardhshem do te ngrihet qendra e pare e trajtimit

Autizmi 3-4 femije ne 1000 vuajne nga autizmi infantil. Preken me shume meshkujt se femrat

Autizmi nje semundje tashme e njohur edhe ne Shqiperi po merr permasa shqetesuese. Sipas drejtueses se fondacionit Femijet shqiptare se shpejti do te ngrihet qendra e pare diagnostikuese per kete semundje. Statistikat raportojne se ne Europen Juglindore sot jetojne rreth 15 milione njerez me autizem nderkohe qe ne dy dekadat e fundit autizmi eshte perhapur me shume se sa diabeti apo tumoret tek femijet.

Sipas eksperteve kjo rritje ne prevalence ka ardhur si me kosto sociale ashtu dhe me kosto ekonomike. Ne Diten Nderkombetare te Personave me Aftesi te Kufizuara Ministria e Shendetesise dhe shoqatat qe operojne ne vendin tone i kane kushtuar nje vemendje te vecante kesaj semundjeje duke percjelle apelin se duhet nje bashkepunim me i madh per te arritur permiresime dhe suksese ne trajtimin dhe evidentimin e kesaj semundjeje.

Kostot shoqerore te autizmit jane te shumta per tu permbledhur ne nje liste te vetme. Ne e dime tashme se mungesa e identifikimit te hershem dhe nderhyrjes ne fazat e para sjell rezultate te dobeta per femijet e prekur nga autizmi. Per me teper mungesa e sherbimeve cilesore kufizon mundesite qe prinderit e ketyre femijeve te bejne nje jete normale dhe shoqerore te integruar - tha Petrit Vasili minister i Shendetesise. Raportimet e koheve te fundit kane vleresuar se 3-4 femije ne 1000 vuajne nga autizmi infantil. Kjo semundje prek me teper meshkujt sesa femrat ne raportin 41. Autizmi eshte paaftesi zhvilluese e perjetshme e cila ndikon ne menyren se si personi komunikon dhe sillet me njerezit perreth. Femijet dhe te rriturit me autizem kane veshtiresi ne afersine me te tjeret ne menyre te thjeshte. Aftesite e tyre per shoqerizim dhe per te kuptuar shprehjet emocionale te njerezve te tjere jane te kufizuara. Njerezit me autizem nuk kane aftesi te kufizuara fizike. Per kete shkak eshte veshtire te krijohet me shume dijeni dhe mirekuptim per kete gjendje. Realiteti per personin me autizem eshte i peshtjelluar nje grumbull i ngjarjeve bashkevepruese njerezve vendeve tingujve dhe pamjeve. Duket qe nuk ka kufij te qarte rregull apo kuptim per asgje. Shkaku apo shkaqet e autizmit jane ende te panjohura por studimet tregojne qe faktoret gjenetike jane me rendesi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›