Yjet dhe propozimet e cuditshme per martese
Cilen menyre do te preferonit qe i dashuri juaj tju kerkonte te martoheshit Ju pelqen unaza klasike dhe propozimi ne gjunje Ndersa traditat sa vijne e ndryshojne me kohen shume njerez jane ne kerkim te dickaje me kreative dhe interneti eshte protagonisti kryesor thuajse gjithmone. Gjithsesi per bashkeshortet e ardhshme propozimi klasik nuk mendohet se do te vije ndonjehere. Kjo sepse mosha e cifteve qe martohen sa vjen e rritet me shume per me teper qe sot te rinjte bashkejetojne shume kohe perpara se te vendosin per te vene kurore. Keshtu sot duke qene se per martesen mund te flitet per nje kohe te gjate ka shume pak vend per romanticizem. Sigurisht jo te gjitha propozimet vijne te orkestruara ne menyren me te mire te mundshme por secila tregon dicka per llojin e lidhjes qe ka cifti dhe karakterin e te pakten njerit prej te dyve. Gjithsesi sot mund te gjesh pa fund propozime sa te cuditshme aq edhe origjinale nese doni ta mahnitni te dashuren tuaj me nje propozim klasik. Por ka edhe nga ata qe shpikin menyra nga me te cuditshmet dhe shume romantike si ajo e nje pasaniku qe e futi propozimin tij per martese ne nje shishe te cilen e la ne nje ishull te vogel. Me nje udhetim perrallor e coi te dashuren e tij te vendi ku i tregoi edhe ate cfare kishte shkruar brenda shishes. E cfare mund te themi per Cameron Kelly-n njeriu qe ka shkruar nje liber me 113 faqe te titulluar 50 arsye perse duhet te martohem me ty dhe 50 arsye perse ti duhet te martohesh me mua. Ai shkruan se dita me e mire per ti propozuar te dashures per martese eshte ajo e Shen Valentinit. Lulet darka romantike dhe dhurata jane sfond i perkryer per nje feste te tille.
Zakonet e njejtaPas propozimeve vijne dasmat qe kane shume tipare te perbashketa por edhe vecori. Te perbashketa kane fustanin e bardhe qe ne epoken viktoriane simbolizonte pastertine dhe virgjerine cka do te thote se bardhesia nuk mund te perdoret ne martesat e dyta. Ceremonia ne kishe ose ne bashki ndiqet nga nje banket ku torta tradicionale dhe shampanja nuk mungojne kurre dhe gjithcka celet me kercimin e ciftit. Ne fund para largimit nusja hedh pas buqeten dhe ai qe e kap e ka radhen per tu martuar. Cifti gjithmone shkon ne te ashtuquajturin muaji i mjaltit qe eshte edhe udhetimi i pare si burre e grua. Nuset e zakonshme jane si te prera nga e njejta dore me vello fustan te bardhe varg perlash e lulesh ne floke. Nuk dallojne nga njera-tjetra sepse edhe tualeti ne keto raste eshte thuajse i njejte dhe perben shumicen derrmuese te paraqitjeve nuserore ne shume vende te botes.
Te mesojme nga VIP-atA do te martohesh me mua Jane keto fjale qe ndryshojne jeten e gjithsecilit prej nesh madje edhe te VIP-ave. Por me sa duket romanticizmi i njerezve ndonjehere nuk ka kufij si ne te mire ashtu edhe ne te keq. Keshtu per shembull Jessica Simpson tha po me nje unaze qe i dashuri i saj ia kishte vendosur prej disa javesh ne nje pale kepuce deri sa erdhi momenti i duhur. Mbretereshes se ardhshme te Anglise Kate Middleton iu desh te shkonte deri ne maje te malit ne Kenia per te pranuar propozimin e princit Uilliam. Ja disa nga propozimet me te cuditshme te yjeve nga ato qe as qe i keni menduar.
Jessica Simpson unaza ne kepuce
I dashuri i saj Eric Johnson i beri nje propozim shume te cuditshem te dashures se tij pasi per shume dite kishte menduar per te gjetur ndonje menyre te vecante per kete dite kaq speciale. Per disa jave me radhe ai e fshehu unazen me rubin ne nje prej kepuceve te saj ne menyre qe ajo te mos e zbulonte. Kur erdhi momenti i duhur ai i kerkoi doren i ulur ne gjunje. Ashtu sic e kerkon tradita.
Tori Spelling mes pemeve te Krishtlindjeve
Bashkeshorti i saj Dean McDermott me ndihmen e motres se tij zbukuroi nje mori bredhash me drita shumengjyreshe dhe i vendoi ne qender te nje lugine ne fermen e tij. Ne mes kishte vendosur nje tavoline te rregulluar bukur. Dean e coi Torin ne kete vend perrallor te hipur mbi kale dhe i kerkoi te martohej me te.
Scarlett Johansson me nje sms
Propozimi qe Ryan Reynolds i beri Scarlett Johansson ishte shume i thjeshte me nje sms. Ja se cfare tregoi ai pas ketij veprimi Pjesa me e veshtire ishte te shfaqja gjithe dashurine time gjithe gezimin tim vetem ne nje sms. Pasi e dergova me pushtoi nje frike e tmerrshme.
Megan Fox kur unaza humbet ne rere
Bukuroshja Megan Fox dhe bashkeshorti i saj Brian Austin Green lidhen kurore fshehurazi syve kureshtare ne nje plazh perrallor ne ishujt Hawai. Por ne momentin qe duhej te vendoste ne gisht unazen pas po-se iu desh te lodhej dy ore per ta gjetur pasi pa dashje Brianit iu rrezua ne rere. Gjithsesi ne fund e gjeten.
Jennifer Aniston tek patatet e skuqura
Kur Brad Pitt i kerkoi te martoheshin vite me pare Jennifer nuk e kishte menduar se do te gjente nje menyre kaq origjinale. Brad e kishte vendosur unazen e fejeses brenda pjates me patate te skuqura ushqimi i preferuar i saj.
Heidi Klum ne nje iglu
Kur kengetari Seal i propozoi engjellit te Victorias Secret te martohej me te askush nuk e kishte imagjinuar se sa familje e lumtur dhe e madhe mund te ishin. Cifti tani ka kater femije. Gjithsesi te ndalemi te propozimi dy dite para Krishtlindjeve Seal e coi Heidin ne nje mal rreth 5000 metra te larte ne Kanada. Ndertoi nje iglu dhe aty vendosi ti bente pyetjen standarde A do te martohesh me mua.
Mel B unaza ne nje cope akulli
Stephen Belafonte propozoi per martese ish-kengetaren e Spice Girls Mel B duke e cuar ne nje klub shume elegant. Teksa porositi pijen e saj te preferuar me qershi ne nje prej copave te akullit ishte vendosur edhe unaza e marteses.