E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks dhe dilemat e reja te gazetarise

Para nje oqeani materialesh bruto cili eshte apo duhet te jete roli i reporterit qe i bie ne dore materiali ai i percjellesit mediatorit analistit megafonit apo filtrit

Ne gazeten Wall Street Journal dhe ne CNN pyesin veten nese bene mire qe nuk e pranuan materialin e Wikileaks dhe mbi te gjitha edhe per sa kohe akoma do te duhet qe te ndjekin lumin e publikimeve dhe konfirmimeve te fakteve te njohura por qe se fundi kane dale ne nje drite te re permes mesazheve diplomatike te diplomacise amerikane. Nderkohe preokupimi i New York Times ka te beje me implikimet profesionale te nje numri te caktuar te materialeve te ripara dhe korrektuara pas nje konsultimi me Departamentin Amerikan te Shtetit.

Drejtori Bill Keller pranon se keto dite eshte shtrenguar qe te beje me shume diplomatin se sa gazetarin ne percaktimin e kritereve ne baze te te cilave duhet te publikoje materialet e Wikileaks ne perzgjedhjen e emrave qe duhen censuruar per ceshtje te sigurise mbajtjen e nje lidhjeje te drejtperdrejte me Departamentin e Shtetit te cilit i dergohet i gjithe materiali qe do te publikohet. Dhe ne fund atij i duhet te vendose edhe se cilat nga kerkesat e qeverise duhet qe te marre parasysh dhe cilat ti injoroje.

Per te mos folur per denatyrizimin e profesionit te gazetarit investigativ. Sa per gazeten New York Times ajo edhe ne vitet 70 sfidoi pushtetin me publikimin e Pentagon Papers. Daniel Ellsberg funksionari qe ne vitin 1971 i dorezoi shtypit dokumentet komprometuese per Niksonin ka deklaruar se sipas tij Assange dhe Wikileaks jane shume kurajoze madje po aq kurajoze sa edhe ai ne periudhen e publikimit te materialeve sekrete ne lidhje me luften e Vietnamit. Por ne ate kohe behej fjale per nje teresi dokumentesh qe jepnin nje ane te panjohur te nje ceshtjeje te vecante kostoja dhe pasojat e luftes ne Vietnam e cila u ishte fshehur amerikaneve. Ndersa kete here punet qendrojne ndryshe. Perballe nje oqeani rreth gjysme milion materiale materialesh qe vijne nga burime diplomatike te personave qe kane kryer detyren e tyre te perditshme cili eshte roli i gazetarit qe i bien ne duar materialet e Wikileaks Te jete nje percjelles i materialeve te Wikileaks Komentues i ketyre fakteve apo vetem mediator Analist Megafon Filter

Ne dialogun e vazhdueshem me lexuesit si dhe ne intervistat qe ka dhene keto dite Bill Keller pranon veshtiresine dhe shpeshhere edhe paaftesine e menaxhimit te nje situate jo normale dhe te paprecedente E kam gjetur veten ne nje rol me shume diplomatik se gazetaresk. Kjo eshte dicka qe nuk i vjen per shtat nje gazetari detyra e te cilit eshte ajo e kerkimit dhe e sulmit. A eshte valle duke ndryshuar menyra jone e te shkruarit te politikes se jashtme dhe e menyres se trajtimit te burimeve diplomatike Po sigurisht por vetem perkohesisht. Kjo aktualja eshte nje situate e jashtezakonshme. Eumlshte e cuditshme qe ta gjesh veten perballe ketyre informacioneve kaq intime dhe te brendshme. Por gjithsesi nuk eshte nje rast qe perseritet vazhdimisht apo qe do te perseritet ne te ardhmen dhe per kete jam i bindur.

Julian Assange i cili kete here i kishte lene jashte te perditshmet amerikane nga rrethi i gazetave te cilave ua kishte dhene materialin e sheh ndryshe situaten Me materialin qe kemi nxjerre jashte deri me tani kemi kryer vetem nje pjese shume te vogel te misionit tone. Pas daljes se materialeve te korrikut per luften ne Afganistan dhe atyre te muajit tetor per luften ne Irak ish-hakersi australian u be nje lloj kryeengjelli qe nxori ne drite informacione te rezervuara dhe sekrete diplomatike te qeverive e qendrave te tjera te pushtetit. Nderkohe ka paralajmeruar edhe bomba te tjera por kete here ne fushen e biznesit dhe te bankave informacione te cilat sipas tij do te kene fuqine e rrezimit te nje banke amerikane madje te disa prej bankave me te medha. Duket si nje lloj ekzekutimi qe sipas te gjitha gjasave mund te lere viktime Bank of America. Assange i cili thote se i ka bere gati te gjitha materialet deklaron se sulmin e ri do ta nise ne fillim te vitit te ardhshem.

Javet ne vijim do te vazhdojne qe ti kushtohen te gjitha zbardhjes se materialeve dhe mesazheve diplomatike. Por sa do te jene valle Do te procedohet gjithmone me nje binar te dyfishte pra nga njera ane do te dalin ne media informacionet e perpunuara dhe redaktuara nga mediat e zgjedhura prej Assange dhe nga ana tjeter ato do te publikohen ne formen e tyre kabllore ne sajtin Wikileaks Kete askush nuk e di me saktesi. Per momentin me shume informacion ofrojne gazetat Der Spiegel Le Monde El Pais apo the Guardian dhe New York Times se sa vete sajti por me Assange qe eshte ne kerkim nga ana e policise e cila ka nxjerre nje urdher nderkombetar arresti per akuzen e perdhunimit dhe qe kerkohet nga gjysma e botes eshte e veshtire qe te behen plane.

Nderkohe ka shume paqartesi edhe ne frontin ligjor. Pavaresisht impenjimit te ministrit amerikan te Drejtesise Eric Holder per te inkriminuar pergjegjesit e Wikileaks juristet me te mire deklarojne se Assange zor se mund ti hiqet mbrojtja qe ka nga Amendamenti i Pare i Kushtetutes ai qe ndalon cdo lloj kufizimi per lirine e informacionit. Nderkohe nuk ka asnje prove qe publikimet e Wikileaks kane per qellim sabotimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nga ana e nje shteti tjeter. Vete drejtori i New York Times eshte detyruar qe ta pranoje se Assange ne keto materiale te fundit ne krahasim me ato te Afganistanit dhe te Irakut eshte bere me i kujdesshem ne lidhje me emrat e pervecem pra ka mbuluar emrat qe mund te perbejne rrezik para se te publikonte materialet.

Por per organizatat gazetareske qe kane pasur materialin e Wikileaks ka shume dyshime ne lidhje me etiken profesionale. Te kesh ne dore nje material te tille te jashtezakonshem me informacione te jashtezakonshme eshte sigurisht nje fat i madh per gazetat por edhe burim problemesh probleme qe ne te shkuaren as qe ishin imagjinuar. Prerogativa e dhenies se lajmit me transparence ka qene dhe eshte kryesorja e cdo gazetari profesionist dhe me etike. Por te shumte jane ata qe sot bejne pyetjen Deri ne cfare pike duhet te vazhdojne ta ndjekin Assange ne ate qe mund te quhet si nje lloj besimi mistik ne ceshtjen e purifikimit dhe transparences kudo dhe kurdohere

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›