E Diel, 1 Nëntor 2026

DJ Tiesto sjell magjinë e festave mesdhetare në Shqipëri

Një natë e paharrueshme përmbi 5000 të rinj, ishte ajo e të enjtes, data 6 gusht në plazhin magjik të Dhërmiut. Ishte nata kur DJ Tiesto e shndërroi rivierën shqiptare në vendin më fantastik të Mesdheut. Artisti holandez, i cili vinte për herë të parë në Shqipëri, për të interpretuar ekskluzivisht për fansat e tij shqiptarë, do të luante për orë të tëra nga një skenë unike drejt së cilës shihnin mbi 5000 spektatorë. I konsideruar si DJ më i mirë për tre vite radhazi, me një karrierë të jashtëzakonshme, Tiesto i qëndroi besnik emrit dhe famës së tij, duke ekzaltuar në maksimum publikun që thërriste emrin e tij pareshtur. Kjo natë, e cila mobilizoi disa nga emrat më të njohur të biznesit shqiptar, duke veçuar këtu kompaninë e telefonisë celulare, "Vodafone Albania", si sponsor kryesor të koncertit, përfundoi me një sukses të papërsëritshëm dhe të paprecedent. Fansat, ashtu siç pritej, vinin nga çdo cep i botës shqiptare. Me qindra kishin zbritur në Dhërmi nga Kosova, Maqedonia dhe më tej. Kjo ka qenë pa diskutim një nga netët më fantastike për bregdetin shqiptar për vitin 2009. Pavarësisht se banorëve dhe bizneseve lokale do u duhet të merren për shume orë me pastrimin e plazhit dhe rikthimin në gjendjen e mëparshme të zonës, për shumë fansa kjo ishte një natë që do të mbahet mend gjatë. Skenografia, ambienti natyral në të cilin ishte ngritur kjo skenë, ndriçimi, fonia, u dhanë mundësinë të gjithë të pranishmëve të shijojnë një koncert i cili për nga kalibri ka të ngjashëm vetëm me koncerte të zhvilluara në Tiranë dhe në vende të tjera jashtë Shqipërisë. Ky është pa diskutim një sukses, i cili i dedikohet mbështetjes së fuqishme nga bizneset shqiptare. Kompania "Vodafone Albania", e cila këtë verë është gjendur në çdo cep të bregdetit shqiptar me festa, aktivitete promocionale dhe surpriza të pafundme, do të vijojë të jetë e pranishme me aktivitete të ngjashme. Mbështetja për zhvillimin e një koncerti të Dj Tiesto në Shqipëri ishte një surprizë për të gjithë fansat e tij, të cilët zakonisht e kanë ndjekur atë në Ibiza apo në vende të tjera të Mesdheut. Por argëtimi nuk mbaron këtu, sepse festat me "Vodafone Albania" vazhdojnë më 15 gusht në "Bliss Club" Vlorë dhe më 22 gusht në "Summer Depo", po në Vlorë. Ështe verë dhe argëtimi është kryefjala e saj. Prandaj mos harroni të jeni pjesë e festave të organizuara nga "Vodafone Albania".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›