Krijohet Qendra Kombëtare e Aplikimit Energjetik
27/08/2009 Berisha: Hap i rëndësishëm për klimën e biznesit në Shqipëri
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e djeshme vendimin për krijimin e Qendrës Kombëtare të Aplikimit Energjetik, pra One Stop Shop për licencat në fushën energjetike. Kreu i qeverisë, Sali Berisha, e ka vlerësuar maksimalisht hapjen e këtij institucioni. Sipas tij, krijimi i One Stop Shop-ve në fushën energjetike përbën një hap shumë të rëndësishëm për klimën e biznesit në Shqipëri. Berisha tha se për të arritur deri këtu është përdorur eksperienca më e mirë e siguruar tashmë nga kjo ministri në krijimin e One Stop Shop-ve. Shefi i ekzekutivit informoi se në projektet e ardhshme bën pjesë edhe krijimi i një One Stop Shop për minierat. Ai u shpreh se ky është një detyrim, i cili vjen pasi Shqipëria bën pjesë në organizmin e vendeve që merren me transparencën e industrive, mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit nëpërmjet një trajtimi tepër kompleks të problemit minerar. Ndër të tjera Kryeministri u shpreh se krijimi i One Stop Shop-ve për licencat në fushën energjetike përbën një hap shumë të rëndësishëm për klimën e biznesit në Shqipëri, duke ofruar lehtësi të mëdha dhe duke shmangur burokracitë për investitorët që lëvrojnë në këtë fushë. Kryeministri ka përgëzuar dhe vlerësuar ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli dhe ekipin e tij për punën e çmuar në këtë drejtim. Për krijimin e kësaj qendre janë marrë shembuj nga vende të zhvilluara.