Krerët e pushtetit vendor shpërdorojnë paratë e shtetit
27/08/2009 Kryeministri Sali Berisha mbledh Komitetin e Planifikimit të Strategjive
Krijohet Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për të evituar keqpërdorimin e parave
Kryeministri Sali Berisha ka përdorur tone të ashpra ndaj krerëve të pushtetit lokal, të cilët, sipas tij, kanë shpenzuar shuma marramendëse për pagat e punonjësve të tyre. Shefi i ekzekutivit nuk ka bërë asnjë dallim politik mes krerëve të bashkive dhe komunave. Sipas tij, fondet e buxhetit të shtetit që duhet të përdoreshin për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, drejtuesit e pushtetit vendor i kanë përdorur për të shtuar numrin e punonjësve në mënyrë të pajustifikuar. Ai ka folur për përpjekjet e qeverisë që drejton për të ulur shpenzimet operative në maksimum. Por krejtësisht e kundërta ndodh në bashki e komuna. “Kahe tërësisht të kundërt ka marrë administrata e qeverive vendore. Dyfishimit dhe trefishimit të fondeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve, për rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkolla, kopshte, sistemime, qeveritë vendore, për fatin më të keq i janë përgjigjur me dyfishimin e numrit të punonjësve. Sot këto qeveri vendore konsumojnë 35 për qind të fondeve të tyre si fond pagash. Nuk dua të bëj politikë, sepse ky parim nuk është shkelur në mënyrë të njëanshme vetëm nga qeveritarët vendorë të partisë opozitare, por në raste të përsëritura është shkelur edhe nga qeveritarë vendorë të Partisë Demokratike”, - ka deklaruar Berisha. Ai ka përmendur situatën në Bashkinë e Tiranës, e cila sipas tij është jashtëzakonisht e papranueshme, pasi ka të punësuar 14 herë më shumë sesa në Bashkinë e Durrësit dhe 12 herë më shumë sesa Bashkia e Vlorës. “Kryetari i Bashkisë së Tiranës në headquarter-in e tij ka shumë më tepër punonjës sesa kancelarja gjermane. Nuk është ky sensi. Ky sens është dramatik”, - ka thënë Berisha. Gjatë kësaj mbledhjeje kreu i qeverisë ka bërë me dije se paratë e buxhetit të qeverisjes vendore pritet të kalojnë në Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, me synim zhvillimin tërësor të infrastrukturës në vend. Kryeministri theksoi se Fondi i Zhvillimit të Rajoneve do të përfshijë rrugë, shkolla, qendra shëndetësore, kanalizimet, ujësjellësit dhe sistemet e vaditjes në komunat periferike ose më të pakta në tokë, sepse në zonat e mëdha do të jetë Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim edhe me autoritetet vendore, që do të ruajë të drejtën të ndërmarrë projektet për zhvillimin e sistemeve vaditëse.
Ekonomia
Kryeministri Berisha ka deklaruar gjatë mbledhjes së Komitetit të Planifikimit të Strategjive se Shqipëria nuk është prekur nga kriza ndërkombëtare dhe se është i vetmi vend në Evropë dhe botë me rritjen më të madhe të rrogave në këtë vit krize. Ai theksoi se ruajtja e stabilitetit makroekonomik është qëllimi më parësor i kësaj qeverie. “Ne synojmë që vitin e ardhshëm të ulim deficitin buxhetor dhe borxhin dhe deri në vitin 2012 të kemi një deficit buxhetor rreth 3 për qind”, - theksoi ai.