E Diel, 1 Nëntor 2026

Informacionet në etiketa të jenë në gjuhën shqipe

27/08/2009  Ligj për detergjentet

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje projektligjin “Për detergjentet”, i cili përcakton rregullat për vendosjen në treg të detergjenteve dhe të lëndëve tensioaktive për detergjentet, me qëllim sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit publik e të mjedisit. Ky projektligj synon edhe t’i japë një ndihmë më së shumti shtëpiakeve, pasi sanksionon vendosjen në gjuhën shqipe të informacionit në etiketë. Po ashtu në këtë projektligj thuhet se fabrikuesi ose importuesi është përgjegjës për kryerjen korrekte të testeve përkatëse, pavarësisht nga çasti i vendosjes në treg i detergjenteve ose substancave tensioaktive në detergjente. Ai mban në dispozicion dokumentacionin për testet e kryera dhe ka të drejtë të përfitojë nga e drejta e pronësisë për rezultatet e testimeve, me përjashtim të atyre rezultateve të testimeve që mbrohen nga e drejta e autorit. Nisma ligjore saktëson se me kërkesë të Inspektoratit Sanitar Shtetëror fabrikuesi ose importuesi që hedh në treg detergjentet ose substancat tensioaktive në detergjente, vë në dispozicion të këtij inspektorati, pa vonesë e falas, të dhënat për përbërësit, të cilat ia dërgon brenda 14 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›