DOKUMENTI/ Nebijaj dhe Doda dorëzojnë formularët për të marrë mandatet e deputetëve të PD-së, Duma dhe Rushaj

Petrit Doda dhe Orjela Nebijaj, kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, për marrjen e mandatit të deputetit. Dy të sipërpërmendurit zëvendësojnë deputetët e PD-së, Grida Duma dhe Alfred Rushaj, të cilët, disa ditë më parë, dorëzuan mandatin e deputetit. Të dy formularët janë dorëzuar tashmë në KQZ.
/rtsh.al/